• |
ide | kryesore

Kryeministrja serbe i trembet “Shqipërisë së madhe”: Nuk ka kompromis me Kosovën

Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se lëvizjet e fundit të Kosovës e kanë çuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës 50 hapa pas.

 “Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq.

Në një intervistë në Serbi, Bërnabiq theksoi se nuk sheh asnjë shenjë kompromisi pas veprimeve të Kosovës.

Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi sipas saj, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Bërnabiq shprehet se ky hap i marrë nga  Kosova dhe Shqipëria,  çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *