• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Njoftim i rëndësishëm për ata që do të udhëtojnë natën në Vlorë dhe Korçë

Lajme, Të fundit



Me anë të një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në akset Qafë Thanë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafë Qarri -Ersekë dhe Fushë Dukat – Llogara – Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, megjithëse gjatë ditës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë dhe temperatura shumë të ulëta sidomos në zonën e Korçës dhe Llogorasë.

Gjendja e akseve kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në rrugët e Rajonit Verior ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në segmentit rrugor Pukë-Fushë Arrëz tani, Rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.

Sqarojmë se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës – Bushtricë.

Në rrugët e Rajonit Qendror – në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, ka prezencë akulli, prandaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Po bëhet pastrimi dhe shpërndarja e kripës në segmentin Qafë Mollë-Qafë Priskë. Rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në Antenat – Vilat Qeveritare, Trau Dajt –Teleferik.

Në aksin Librazhd-Qafe Thane, ka patur rreshje bore. Është bere pastrimi dhe trajtimi me kripë. Qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Librazhd-Stebleve, ne segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhirë. Edhe ne aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në rrugët e Rajonit Jugor ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë dhe qarkullimi duhet të bëhet me goma dimri.

Qarkullimi me zinxhirë në Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Me afrimin e orëve te mbrëmjes do të vazhdojnë të ulen temperaturat.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *