• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Probleme në Lezhë, stuhia dëmton linjat elektrike

Lajme, Të fundit



Moti i keq që përfshiu një pjesë të vendit që nga mbrëmja e djeshme ka sjellë probleme në Lezhë.

Mësohet kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe ujerat dolën në sipërfaqe.

Ndërsa në bllokun e banimit 11 janari te lagjes “Besëlidhja”, u përmbyten rruge e trotuare, pasi niveli i ujit arriti deri në 30 cm duke bllokuar dhe hyrjet e pallateve.

Po ashtu raportohet se stuhia e shiut solli probleme dhe me furnizimin me energjie elektrike. Pjesa më e madhe e fshatrave kane qenë në errësirë gjatë natës, ndërsa po punohet në riparimin e defekteve. Bëhet me dije se situata në fjalë ka krijiar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe qytetareve, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë Lezhë doli më terren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *