• |
ide | kryesore

Çiklizëm/ Doping në moshën 90 vjecare: Carl Grove humbet rekordin botëror

Sport



Plaga e dopingut është gjithnjë një nga problemet kryesore në botën e ciklizmit, por historia që vjen nga Shtetet e Bashkuara është gati e pabesueshme. Carl Grove, që korrikun e kaluar u hspall kampion në Amerikë në kategorinë 90-94 vjec, ka humbur titullin (e bashkë me të edhe rekordin botëror që kishte vendosur) sepse ka rezultuar pozitiv me një steroid anabolizues (epitrenbolone) në testin antidoping të cilit iu nënshtrua pasi fitoi kampionatin Master në pistën e Breinigsville, në Pennsylvania.

Në fund Grove nuk është skualifikuar, por ka marrë një letër paralajmëruese nga Usada – agjensia amerikane antidoping – që ka pranuar tezën e tij mbrojtëse: përpara garës, ciklisti kishte ngrënë mish që kishte prejardhjen nga një fermë që përdorte hormone të rritjes. Grove ka humbur kështu titullin e fituar dhe rekordin botëror, por mund ta riprovojë në të ardhmen: në garën që fitoi në korrik nuk kishte pjesëmarrës të tjerë të moshës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *