• |
ide | kryesore

Shtypi me makinë e vrau gruan, shtyhet për në gusht gjyqi për Dennis: çiklisti rrezikon deri në 15 vjet

Sport
Dennis



Filloi sot dhe u shty menjëherë për në gusht gjyqi kundër ish-çiklistit australian Rohan Dennis, i akuzuar si shkaktar i vdekjes së gruas së tij Melissa Hoskins. Prokurori kërkoi dhe mori një shtyrje 5-mujore për përfundimin e hetimeve. Seanca paraprake u zhvillua në gjykatën e Adelaide. Denisi, i pranishëm në sallën e gjyqit, qëndroi i heshtur gjatë gjithë seancës: rrezikon të dënohet me 15 vjet burg.

Dennis, 33 vjeçar, dy herë kampion bote në kronometër individual në 2018 dhe 2019, u arrestua në Adelaide më 30 dhjetor. Akuza kundër tij ishte e bujshme: vrasjen e gruas dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Melissa Hoskins. 32 vjeçaren, ish-çikliste, Dennis e vrau duke e goditur me makinën e tij. Australiani më pas u lirua me kusht: ai u akuzua për vrasje nga drejtimi i rrezikshëm dhe ngarje pa vëmendjen e duhur.

Lexo më tejMelissa hipi mbi kofano për të shpëtuar, Dennis e tërhoqi zvarrë deri sa mbaroi: dalin detajet e krimit të çiklistit

Sipas shtypit australian, Dennis e ka goditur qëllimisht gruan me një furgon të familjes jo shumë larg shtëpisë, në Medindie, afër Adelaide. Aty, familja e Dennis ishte zhvendosur pak më shumë se një javë më parë. Ish-çiklisti i Jumbo-Visma akuzohet për “vdekje për drejtim të rrezikshëm, drejtim i pakujdesshëm dhe i pasaktë”. Melissa u transportua në spitalin Royal Adelaide në gjendje kritike dhe më vonë vdiq nga plagët e marra në aksident. Dennis u lirua me kusht, por do të dalë në gjykatë më 13 mars. Së fundmi ai u tërhoq nga çiklizmi, duke e mbyllur karrierën e tij në Kanada pas 33 fitoreve.

KUSH ËSHTË DENNIS?

Dennis gjithashtu krenohet edhe me një fitore etape në Giro d’Italia, një në Tour de France dhe dy në Vuelta. Për më tepër, karriera e tij pasurohet nga një medalje olimpike në pistë dhe dy tituj botërorë në ndjekje ekipore. Melissa Hoskins ishte gjithashtu një çikliste, kampione bote në ndjekje ekipore në vitin 2015 dhe kampione e shumëfishtë australiane në të njëjtën disiplinë. Ajo gjithashtu garoi edhe në rrugë e veshur me fanellën Lotto-Honda në vitin 2011 dhe më pas atë të Orica-AIS për katër sezone. Në maj 2017 ajo njoftoi tërheqjen e saj konkurruese dhe një vit më vonë u martua me Rohan Dennis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *