• |
ide | kryesore

Zbulimi i frikshëm i ish-menaxherit Copeland: “Rohan Dennis kishte dy personalitete”

Sport
Copeland



“Nuk ishte kurrë e lehtë të kuptoje se me cilin Rohan Denis po flisje. Sikur dy njerëz të ndryshëm të jetonin së bashku në të”. Kështu e përshkruan ish-menaxheri i ekipit, Brend Copeland, çiklistin australian, të arrestuar dhe më pas të liruar me kusht. Ai akuzohet për vrasjen e Melissa Hoskins, gruas dhe nënës së dy fëmijëve të tij, të cilën e ka përplasur me makinën e tij para shtëpisë së tyre në Medindie, afër Adelaide, në Australi, ku ata ishin zhvendosur së fundmi. “Ai kishte psikologun e tij – vazhdoi Copeland për Gazzetta dello Sport -. Ne kemi punuar shpesh me të. Shumë thirrje, në përpjekje për t’i trajtuar situatat në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi impenjuar shumë për këtë”.

Lexo më tej: Melissa hipi mbi kofano për të shpëtuar, Dennis e tërhoqi zvarrë deri sa mbaroi: dalin detajet e krimit të çiklistit

Në vitin 2019 Copeland ishte me Dennis në Bahrain-Merida, kur gjatë një faze të turneut dhe pas një tentative shkëputjeje, ai zbriti nga biçikleta dhe u tërhoq pa dhënë shpjegime. “Pas atij viti 2019 shumë të vështirë, nuk qëndrova më në kontakt me Rohan – tha Copeland. Ish-menaxheri tha se ishte “shumë i tronditur nga ajo që ndodhi. Gjatë sezonit, shkova për ta vizituar në Andorra, ku ai jetonte me familjen e tij. U largova i bindur se gjërat ishin më mirë.” Përshtypje e gabuar, sepse tani Denis do të dalë para Gjykatës më 13 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *