• |
ide | kryesore

Pësoi infarkt dhe përplasi pesë makina, Jumbo Visma: “Van Hooydonck flet e është më mirë”

-Instant, Sport
Van Hooydonck



Një lajm i rëndësishëm dhe ngushëllues ka mbërritur në lidhje me shëndetin e Nathan Van Hooydonck, i cili pësoi infarkt ditën e djeshme teksa po ngiste makinën, në shoqërinë e gruas së tij shtatzënë. Gjithësesi, pas deklaratës së spitalit se ciklisti ishte në gjendje të rëndë për jetën, një lajm qetësues ka mbërritur tashmë. Sipas asaj që mësohet, Van Hooydonck ishte i vetëdijshëm dhe nuk kishte pësuar dëmtime në tru. Lajmi është konfirmuar nga buletini i sotëm i ekipit të tij, Jumbo Visma. “Ai është duke komunikuar dhe është mirë, duke pasur parasysh rrethanat – thuhet në deklaratë -. Nathan ishte shumë i lumtur kur mësoi se Jonas (Vingegaard, red.) kishte fituar skenën e së martës në Vuelta dhe ishte shumë i prekur nga fakti që kjo fitore i ishte kushtuar atij”.

Sipas rikonstruksionit të dinamikës së aksidentit, në semaforin e kuq në një kryqëzim në Kalmthout të Belgjikës, Van Hooydonck humbi kontrollin e makinës së tij. Ai u nis duke shkelur gazin dhe përplasi pesë automjete të tjera. Të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një fëmijë në një Range Rover. Me të në makinë ishte edhe gruaja e tij Alicia, tetë muajshe shtatzënë, fatmirësisht krejtësisht e padëmtuar siç doli pas kontrolleve në spital.

Lexo më tej: Infarkt në timon, përplas pesë makina të tjera: çiklisti Nathan Van Hooydonck në gjendje të rëndë

Është ende herët për të ditur nëse 27-vjeçari belg do të jetë në gjendje të vazhdojë karrierën e tij profesionale. Por në këtë pikë më e rëndësishmja është që ai të rikuperohet shpejt. Edhe për shkak të lindjes së afërt të djalit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *