• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Kush u ndalua sot me heroinë në kamion në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Rreth 4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë është bllokuar në portin e Durrësit. Lënda narkotike me destinacion Italinë u kap në kamionin me targa AA519TJ, i cili do te imbarkohej në një nga tragetet me destinacion portet e Italisë.

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në një çantë dore në brendësi të kabinës së kamionit.
Policia pas zbulimit të lëndës narkotike bëri ndalimin e drejtuesit të kamionit, Bledar Shqarthi (në foto) i cili dyshohet të jetë dhe poseduesi i saj.

Ai po merret në pyetje nga policia me qëllim zbulimin e vendit të origjinës dhe destinacionin, si dhe personat e tjerë të implikuar në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kjo është sasi e pare e heroinës e kapur në këtë fillim viti në portin e Durrësit. Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *