• |
ide | kryesore

U kap me 4 kg heroinë në portin e Durrësit, shoferi: Nuk është e imja

Lajme, Të fundit



Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, në portin e qytetit bregdetar. Droga u gjet në një çantë të fshehur brenda një kamioni me targa AA 519 TJ i ngarkuar me konfeksione. Kamioni i drejtuar nga shtetasi Bledar Shqarthi po kryente procedurat e imbarkimit për të udhëtuar drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Burime për TCH nga policia portuale bënë të ditur se pas kontrollit fizik të mjetit dhe gjetjes së drogës kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e kamionit, i cili ka mohuar të jetë në dijeni të lëndës narkotike, ndërkohë që policia po punon dhe për ndalimin e personave të tjerë të lidhur me trafikimin e kësaj sasie droge.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim mbi drogën e sekuestruar dhe sasinë e saj që paraprakisht deklarohet të jetë rreth 4 kg. Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro. Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *