• |
ide | kryesore

Lazio vendimtare për të ardhmen e Hysaj, por jo duke e blerë…

F1, Sport



Elseid Hysaj duket se është telenovela e kësaj dritare merkato, për vetë atë që përfaqëson në tregun e futbollit mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë. Thyerja e mardhënieve me Napolin është përfundimtare dhe nuk është është e paditur, ajo që intrigon tani është e ardhmja e shkodranit, interesi për të cilin nuk mungon.

Chelsea prej kohësh është në gjurmët e mbrojtësit të djathtë, si i preferuar i teknikut Maurizio Sarri, që e kishte patur më parë në Empoli e Napoli. Por e ardhmja e Hysaj mund të ishte edhe Lazio e Igli Tares, që në orët e fundit u bë tepër aktive dhe destiancion tërheqës për lojtarin. E duket se klubi roman do të jetë vendimtar për shkodranin, por jo duke e marrë në skuadër, kjo e diktuar edhe nga shifra e lartë që pretendon Aurelio De Laurentiis për të, por duke spastruar rrugën e tij për në Londër.

Nga Anglia vjen njoftimi që nuk lë vend për dyshime, sjellë nga The Sun: Chelsea ka pranuar ofertën prej 14,5 milionë euro nga Lazio për Davide Zappacosta. Ish-mbrojtësi i Torinos tek Blutë nuk po gjen hapësira dhe lëvizja e Lazios i jep mundësinë Sarrit të bëjë goditjen përfundimtare për Hysaj, që me shumë mundësi gjysmën e dytë të sezonit do ta luajë në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *