• |
ide | kryesore

Mogherini: Të hiqet taksa me Serbinë, pala kosovare nuk mendon njëlloj

Lajme, Të fundit



Në takimin me grupin përfaqësues të Kosovës për dialogun me Serbinë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka treguar edhe njëherë qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me taksën e vendosur për mallrat që importohen nga Serbia.

Sipas saj duhet krijuar në klimë që duhet të sjellë një klimë të mirë në rajon.

 “Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini.

Bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas këtij takimi kanë deklaruar se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *