• |
ide | kryesore

Mogherini: Nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut…

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini thotë se “nëse vendet anëtare nuk marrin vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor do të ishte gabim i madh”.

“Ekzistojnë, para së gjithash, shumë investime ekonomike, por edhe vullnet politik për projekte konkrete, në të mirë të njerëzve. Por, më lejoni të nënvizoj se kjo nuk është zëvendësim për zgjerimin. Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë” – tha ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë që u pyet edhe për vendosmërinë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron që vazhdimisht thotë se nuk mund të ketë zgjerim.

“Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh” – tha Mogherini.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi Mogherini tha se: “derisa tarifa që u ka vënë Prishtina mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, mbetet në fuqi, nuk sheh kushte për thirrjen e dialogut në nivel të lartë”.

Në vijim, ajo theksoi se taksa fatkeqësisht konsiderohet si pengesë për vazhdimin e dialogut, “është për keqardhje”, por, sipas saj, elementet për marrëveshje midis palëve ekzistojnë dhe marrëveshja është e afërt. Mogherini, e cila së shpejti e përfundon mandatin, foli nga Poznani i Polonisë, ku u mbajt samiti për Ballkanin Perëndimor.



18 Comments

  1. Nese nuk hapen negociatat me Sbqiperine, kjo do jape ddoreheqjen nga posti qe mban ne BE. Kjo eshte e sigurt.

  2. Vete e ferkove Ramen kur shkelte cdo standart dhe tani nuk di cfare t’i thuash Makronit dha kancelares per te justifikuar marrezite e tij. Sigurisht qe kjo situate eshte dhe deshtim i joti dhe i Hahnit. Jeni deshtake, qe na moret ne qafe dhe ne.

  3. Fajtor kryesor per moscelien e negociatave per Shqiperine jeni ju ,Koke kashta ,Amerika no kinezi Lu .Mbrojtet krimet ,vjedhjet dhe ashashizimin e qeverise Rama Mogerini je nje vegel e Sorosit dhe komuniste e felliqur

  4. Fajtor jeni ju te keshillit te europea spese u bet pale me qeverin e kriminalizuar Rama . Heshtet per drogen , vjedhjet ,krimin si dhe per te gjitha e palacolleqet e Rames Tani doni te lani prapanicen me shurre

  5. Fajtor kryesor per moscelien e negociatave per Shqiperine jeni ju ,Koke kashta ,Amerika no kinezi Lu .Mbrojtet krimet ,vjedhjet dhe ashashizimin e qeverise Rama Mogerini je nje vegel e Sorosit dhe komuniste e felliqur

  6. Ke shumë të drejtë Neri kjo dhe Han Por edhe Knut janë po aq përgjegjës sa rilindja Ndoshta edhe më tepër Por besoj se janë Sorosianë
    Mjerë populli si gjithmonë barra është për të

    1. Nuk ben vaki te jen rilindes qe hajn sapunin per djathe dhe shkelin flamurin me kembe sapo mbaron mitingu trushplares i rradhes.
      Morra mavi u bo bytha juaj te na tregoni patriotizmin mbasi e shkateruat kete vend.

  7. Lexoj ca komentus qe bejn si anal-ista dhe e kan dhen verdiktin pse sjan hap negociatat. Ca mentaliteti provincial. Per te ardhur keq.

  8. Kesaj duhet me i then flm. Thjesht per fjalen e mir qe thot per ne, per te cilen shum ngurojn ta thon per ne

  9. Kjo nuk thote fjale te mire per ne. Kjo ish-komunistja thote fjale te mire per qeverine dhe per kete eshte paguar. Por fjalet e mira te thena nga kjo qenje s’kane te bejne fare me shqiptaret qe po vuajne cdo dite e me shume pasojat e nje qeverisjeje skandaloze e cila e vjedh per te pasuruar Mogherinin, Flenckensteinin e te tjere. Kjo shoqe mund te arrije deri aty sa te fyeje pjesen dermuese te shqiptarve qe nuk moren pjese ne zgjedhje, duke i quajtur ata shkaktare te moshapjes se negociatave sepse parulla e ka fajin Berisha, nuk pi uje me. Vai in quel paese Mogjerini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *