• |
ide | kryesore

Keira Knightley tregon problemet me shëndetin mendor

Paparazzi, Slider



Keira Knightley zbuloi se iu shemb bota kur ishte 22 vjeçe, ndërsa nga ana tjetër pranoi që ndryshimi i statusit në nënë ishte me të vërtetë e vështirë.

Aktorja foli për ndryshimin në marrëdhënien e saj me burrin, në një intervistë me “Balance Magazine”. Kur ishte në moshën 23-vjeçare, ajo kishte luajtur në më shumë se 20 filma, përfshirë “King Arthur” dhe “Pride & Prejudice”. Duke treguar detaje për sfidën lidhur me shëndetin mendor në atë kohë, Keira rrëfehet:

“Të kthehem pas në atë periudhë, mes moshës 19 dhe 23 vjeçe, është e gjitha e turbullt. Nuk e mbaj mend në një vijë të drejtë, sepse mendoj se mekanizmi im i memories po nxirrte shumë gjëra jashtë kujtese. Mu shemb bota kur u bëra nënë. Gjithçka ndaloi së funksionuar dhe ndjeja sikur isha thyer në copëza të vogla, sikur truri im të ishte shkatërruar”. Aktorja tregoi se mori një vit pushim nga aktrimi dhe filloi që të kurohej përmes udhëtimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *