• |
ide | kryesore

De Gea me parametër zero: Juventus nuhat biznesin

Sport



E ardhmja e David De Gea është ende e paqartë, por do të vendoset shumë shpejt. Portieri i kombëtares spanjolle është një ndër emrat më të besueshëm në botë, pavarësisht se kohët e fundit në Manchester ndonjë dyshim kanë filluar ta kenë. Portieri, në skadencë kontrate në qershor me Manchester United, duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Rinovimi me Djajtë e Kuq nuk është njoftuar ende, ndërkohë që muajt ecin dhe pak kohë e ndan nga dalja me parametër zero nga Old Trafford.

Një goditje e tillë do të ishte një mrekulli për cdo klub, duke patur parasysh edhe vlerën e portierit në merkaton e futbollit, por sipas portalit spanjoll Fichajes, Juventus e ka nuhatur mundësinë e madhe dhe po mundohet të përshpejtojë veprimet, duke tentuar të shmangë konkurencën e Psg, që e di mirë se Buffon nuk nënkupton përjetësinë në kuadratin e portës parisiene.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *