Lewis Hamilton, i sapo kurorëzuar me titullin e pestë kampion bote në Formula 1, ka festuar duke i dhuruar vetes shtëpinë e ëndërrave në Manhattan. Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, që zbulon edhe sa ka shpenzuar kampioni anglez i shpjetësisë: 32 milionë stërlina (rreth 36 milionë euro) të derdhura për të blerë vilën në New York (ku e ka një shtëpi ndërkohë), të vendosur në një kompleks në pronësi të pjesshme të legjendës së Nfl, Tom Brady, e bashkëshortes së tij, Gisele Bundchen.

Vendbanimi i ri amerikan i Hamilton shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 600 metrash katror e disponon një zonë të madhe të jashtme e një pamje të mrekullueshme mbi lumin Hudson. Mes shumë komoditeteve është edhe një pishinë, një palestër super të kompletuar, një fushë për squash e një bibliotekë.