• |
ide | kryesore

Edi Rama nuk mban më/ Shpall “kazan” edhe Zërin e Amerikës

Lajme, Të fundit



“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës…” – nis një koment i kryeministrit Edi Rama në Twiter që sulmon për herë të parë radon publike dhe që financohet me fonde nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Shkak është bë një investigim i seksionit në shqip të Zërit të Amerikës ku dalin në pah të gjitha pazaret se si ka funksionuar rekrutimi në administratën publike. (lexo më poshtë) Bëhet fjalë për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko që ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga vetë kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kreut të qeverisë. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze. Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” – citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur. Janë disa biseda të publikuara nga Zëri i Amerikës, por Rama i ka rënë shkurt duke e quajtur edhe VOA-n, thjesht “kazan”.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.

Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit” – thuhet në dy postime të Ramës në Twitter.

Ky sulm ndaj Zërit të Amerikës tregon qartë se humbjen e qetësisë së kreut të qeverisë shqiptare. Nëse ishte ai që nuk linte rast pa kujtuar sulmin që Sali Berisha i bëri New York Times, “…erdhi dita që Rama të shpallë kazan “Zërin e Amerikës”.

Përpara tij vetëm Enver Hoxha e ka bërë…

INVESTIGIMI ZËRIT TË AMERIKËS

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze.

Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko.

Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës.

Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin-një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri.

Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari.

Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës. Thëniet e saj u konfirmuan edhe nga Motër Tereza Maria e misionit me qendër në Tiranë, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhgës një kërkesë për ndihmë gjatë një takimi në Kryeministri, të cilin e quajti privat.

(Kliko këtu)

Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi ndërhyrjet për punësime në burgje deri në botimin e këtij shkrimi.

Trafiku i influencës

Ndarja e vendeve të punës në administratë sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas meritës është një problem i mbartur i tranzicionit në Shqipëri. Reforma në administratën publike është gjithashtu një ndër kushtet kryesore për integrim në BE, e cila në progres raportin e fundit kërkoi hapa të mëtejshëm në sigurimin e një administrate eficente, të depolitizuar dhe profesionale.

Administrata jo-politike është gjithashtu një premtim i përsëritur i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 fajësoi aleatin e vogël LSI për punësime politike dhe deklaroi se do ta çonte “tepsinë për skrap”.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes bisedave dhe mesazheve të përgjuara të Çukos tregojnë se mbajtja e këtij premtimi minohet gjerësisht nga një sistem i ngritur mbi bazën e shpërblimeve partiake si dhe nga ndërhyrjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve.

Përveç zyrës së shefes së kabinetit të kryeministrit Edi Rama, në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dalin kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar gjithashtu zyrtarë lokalë, punonjës të administratës apo të zgjedhur vendorë.

E pyetur mbi rrethanat e telefonatës së bërë në emër të saj me Çukon, shefja e kabinetit të Ramës, Znj.Vali Bizhga shpjegoi se kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me to në Kryeministri në fund të janarit.

Gjatë takimit, motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar ndihmë për një grup prej rreth 15 të rinjsh të sapodiplomuar nga familjet vulnerabël, të cilët e kishin pasur të pamundur të gjenin punë. Bizhga shtoi se ishte ndjerë keq gjatë takimit dhe CV-të e të rinjve ia kishte përcjellë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

E pranishme në takim ishte edhe Vitiona Dervishaj, një vajzë rreth të 30-ave e diplomuar për juridik, e cila ishte e vetmja që insistonte për punë në shtet.

“Arsyeja lidhej me babanë e saj, i cili kishte qenë punonjës i Burgjeve dhe kishte humbur jetën në aksident. Gjatë ceremonisë mortore, shokët e të atit i kishin premtuar asaj vendin e tij në burgun e Fushë-Krujës,” tha Znj.Bizhga.

Ajo shtoi se nga janari në fund të prillit ishte pritur që të krijohej mundësia për konkurs dhe se telefonata nga zyra e saj ishte bërë pas insistimit të vazhdueshëm të motrave të Nënë Terezës.

“Ajo nuk është pranuar në punë pa konkurs dhe zotit Çuko nuk i është thënë që do ta fusësh në punë. Është e vërtetë që ajo është aksesuar në konkurs, por ftesa për konkurs u drejtohet të gjithëve,” tha Bizhga për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse ajo ia kishte dalë të fitonte konkursin, Bizhga tha se nuk e kishte ndjekur çështjen në detaje. “Unë nuk di të them nëse kishte një kandidat më të zotin se Vitiona për atë punë. Këtë unë nuk di ta them,” shtoi ajo.

E kontaktuar përmes telefonit, motër Tereza Maria e misionit të Motrave të Nënë Terezës në Tiranë konfirmoi takimin në kryeministri dhe tha se kishte shkuar atje në mirëbesim, për të qarë një hall.

“Takimi ka qenë privat dhe unë kam kërkuar ndihmë për një grup të rinjsh që nuk kishin asnjë mundësi punësimi. E vetmja për të cilën u bë diçka ishte Vitiona, por edhe ajo nuk u rregullua në profilin e saj, por si arkiviste,” tha Motër Tereza Maria.

“Të tjerët i lanë nëpër zyrat e punës, derisa e kuptuan se janë tallur te zyrat e punës dhe janë tërhequr,” shtoi e zhgënjyer ajo.

Komunikimet e përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregojnë se deputeti socialist, Ulsi Manja i kërkonte Çukos transferimin e një punonjësi të policisë së burgjeve nga Kruja në Tiranë dhe një çështje të ngjashme diskuton edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Blerina Gjylameti përmendet në një bisedë të Çukos me një person të tretë për ndërhyrjen në punësimin e një personi të lidhur me Partinë Socialiste, ndërsa Paulin Sterkaj ankohet për transferimin e një policeje me origjinë nga Tropoja, nga burgu 313 te “Ali Demi”.

Zonja Spahiu, deputete e qytetit të Durrësit shpjegoi se e kishte telefonuar Çukon për një rast, që sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durrësi.

“Ai ishte me prindër të sëmurë dhe punonte shumë larg banesës së tij. Ai kërkonte të drejtën e tij, pasi ishte transferuar vetëm për shkak të bindjeve të majta,” tha Spahiu duke shtuar se nuk është e sigurtë nëse transferimi u bë.

Edhe zoti Sterkaj pohoi se i ishte drejtuar Çukos për t’i përcjellë një ankesë mbi transferimin e padrejtë të një punonjëseje të policisë së burgjeve.

“Sa herë marr ndonjë ankesë, unë reagoj sa është e mundur. Pastaj është çështje e institucioneve nëse veprojnë ose jo,” tha zoti Sterkaj, duke shtuar se punonjësja në fjalë ishte edhe “e djathtë”.

“Unë shqetësohem për hallet e njerëzve sa herë shoh padrejtësi, pa pyetur nëse janë të majtë ose të djathtë. Ne kaq kemi në dorë, se të tjerat i ka kryeministri,” shtoi më tej Sterkaj.

Deputetja Gjylameti tha se nuk komentonte “çështje që janë në hetim nga Prokuroria”.

(Kliko këtu)

Njësoj u përgjigj edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

“Nuk mund të komentoj të dhëna të dala nga një hetim penal në proces, që përbën sekret hetimor përsa kohë nuk janë shprehur organet kompetente,” tha Manja.

(Kliko këtu)

Farsa e konkurseve

Sistemi i burgjeve në Shqipëri përbëhet nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit dhe numëron një numër të konsiderueshëm punonjësish, si në radhët e policisë ashtu edhe në administratë. Për të dyja kategoritë, procedurat e rekrutimeve kryhen përmes konkurseve publike.

Megjithatë, një konkurs publik për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët e Partisë Socialiste dhe njerëzit e lidhur me pushtetin.

Konkursi publik për policë të rolit bazë u shpall në fund të marsit të kaluar dhe synonte të rekrutonte mbi 250 punonjës për 17 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Testimi u krye më 3 prill dhe thirrjes iu përgjigjën mbi 1300 kandidatë.

Por përtej fasadës, ish-drejtori Çuko ankohej në mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se të gjithë kandidatët u përkisnin listave të Partisë.

“O Gerti, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohen,” thoshte Çuko më 14 prill. “Unë pres që nesër pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Unë s’e di ç’do të thotë ai tani,” shtohet aty.

“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” shprehet Çuko sipas transkriptit të bisedës.

(Kliko këtu)

Përgjimet nxjerrin gjithashtu në pah manovrat e kryera me testimet, ku rezultatet manipulohen për të favorizuar kandidatët e servirur përmes kanaleve partiake. Në përgjigje të një kërkese për të punësuar një person të lidhur me Partinë Socialiste, Çuko shpjegon se si do ta nxirrte atë fitues.

“Do bëjmë dhe procedurën gjasme fitoi kjo, humbën këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famshëm publik,”thotë ai.

Episodet e dosjes së zotit Çuko nuk janë të parat në sistemin e Burgjeve, dhe as në administratën publike në tërësi. Në qershor 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, Ministria e Drejtësisë denoncoi funksionarë të LSI-së në Shkodër për punësime fiktive në burgun ende të papërfunduar në atë kohë të Reçit.

Ndërsa në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil i dorëzoi Kuvendit një raport, sipas së cilit 1/3 e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit./VOA



22 Comments

  1. Ky eshte i marre!.Tani fillo me portalin “Police burgu do Shqiperia”,pasi e ndrite me ate te mesuesit dhe te infermierit.Ti o vella ose luan budallain ose s’mer vesh se c’behet.Ne te dy rasyet ben mire te ikesh.

  2. Duket qe nuk eshte mire, nuk eshte ne terezi. Ka humbur qetesine, dhe llogjiken gjithashtu. Duket i vetmuar, per te ardhur keq. E ka bere vete gjithe kete katraure. Reagimi pritej, mbase i vonuar. Ky njeri nuk mund dhe nuk duhet te jete me kryeminister i ketij vendi, qe e ka cuar ne kete derexhe.
    Eshte idiot, eshte i paafte dhe psikopat.
    I ka te gjitha te keqiat dhe mbi te gjitha ka kaluar ne delir. Nuk e nuhat fundin e tij.

  3. Na paralajmëroi dje “Doktoreshë” Monika, por nuk e besuam që ishte vërtetë aq rëndë sa thoshte ajo.

  4. Pse ju nuk e dini se kush e drejton voa elez biberaj dhe nuk financohet me nga dash,e dyta nuk eshte investigim i voa por dokumenta te nxjerr nga prokuror te ceshtjes qe jane te banda saliut ne prokurori,arriti dita qe dhe voa te behet si portalet e zenit qe financohen nga parate ruse me ndermjetes lulin,qe dash ka sjelle dokumentat ne prokurori,por banda e prokurorve te saliut nuk po heton,me kete te meret voa e elezit

    1. i pa emer po te shtohet edhe nje kusi muti.si do ja ben me ter at mut te ridhjer.rama nji bastard i qenefit negjmije.

  5. Po Arta artistja spaska nderhyre apo nderhyri ulsiu per te ??
    Cudi paska goditur qeverine zeri amerikes.
    Po lu reformatori ku behet valle?? Po i gezohet valixheve te marra nga shqiperia?? Me reformen famoze te vetingut si arritjen e tij me te madhe ne karriere.
    Iu shqyfshin qente legena ambasadore dhe sorosiane rilindas

  6. Vetem Mero Baze eshte i vertete. Ai qe kapi gruan duke u qire me bojaxhinjte e Lad Kostes. Vetem ti je i vertete qe e ke Linden e virgjer thjesht eshte rrexuar ne cdo cep kari te cunave te Tirones.
    Ke tall loqen me baben tat me shume nga te gjithe, ai po ta qin cdo qelize tashti

  7. Qe eshte rrot k@ri e dime…narkoman, s’kam prove, por kshu ta jep pershtypjem…
    Me ket sulmin ndaj VOA, po me forcohet mendimi se ka mbeshtetje te forte…sorros, ndoshta eshte freemason…e gjithe sjellja e tij totalisht arrogante sidomos qetesia per çdo mega-skandal qe i del, vet-siguria per fitoret elektorale…perveç qe duhet rrezu, kjo nuk mjafton, duhen pa lidhjet okulte qe e fuqizojne, sepse ky do minoje çdo force tjeter qe vjen ne fuqi, per mos thone qe e sjellin prape ne fuqi

  8. Komplet Enveri! “Zullum”, “katandi”, “kazan”…… tani ka.mbetur te flase per “kalamanet….”

  9. Imperialistet Amerikane e kane -hale ne sy-qeverisjen e partise tone.Kopje si babai i tij shpirteror -Erdhjeri-.

  10. Skiftere shpellare nuk eshte investigim i voa por nxjerrje dokumenta nga prokurori me porosi te saliut per elez biberaj,prandaj eshte kazan,bandat e saliut ne prokurori presjon prokurorit dhe ky ja dhuroje voa

  11. DIGJONI KETU JU DELE POPULL SHQIPTAR ME KUJTOHET KUR DIGJONIM POSDRAVIN NE 18.30 TE DARKES MUZIK DHE E DEGJONIM FSHEHUR NGA KLIKA E KETIJ NJERIU DUHET TE DEGJONIM VETEM RADJE TIRANEN 3-ORE PROGRAM DHE TANI DUHET TE DEGJOJME DHE SHIKOJME VETEM -ETR- TE EDI RAMES DHE SHPEJT SHPEJT DHE VEPRIMET BANKARE DO BEHEN VETEN NJE BANKE DIHET TE LINDES DO NDJEKIM VETEM PORTALIN E EDI RAMES DHE SHPEJT SHPEJT DHE TEK FIRMAT PRIVATE DO TE SHKONI TE PUNONI ME FIRMEN E EDI RAMES DHE KLIKES SE TI DREJT IZOLIMIT TOTAL PO HECEN SHQIPERIA ME HAPA SHUME TE SHPEJT DO TE HABITENI SA SHPEJT DO ARRIM NE FINISH DHE ATEHER DO HAME ME LUGE FLORIRI MOS HARRONI ME LUG FLORIRI NDOSHTA PAS 700 VITESH .

  12. ky duhet vrare njeher e me pare, dhe nuk eshte deklarate komunikimi. le te thtoe cfare te doje bota e politikaneve dhe e prifterinjve bashke me hoxhallaret. ky duhet varur me baker te nxehte

  13. Kadri VOA e nxori koken. Vetem pak gazetare te ndershem ka ky vend. Baton Haxhiu se bashku me Mero Bazen dhe Mutc Nanon luftojne per vendin e me te mirit, por Sokol Balla, Lenc Vangjeli e te tjere nuk leshojne rruge kollaj. Mezi c’presin te marrin oskar per gazetari

  14. Turpi nuk ka fund . Keshtu fliste edhe Berisha dikur per New York Times dhe ja ku eshte sot . Kur qenit i vjen fundi shon e shurron ne dere te xhamise. Edhe ky eshte duke prere bileten por pa rikthim , vetem ikje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *