• |
ide | kryesore

Kjo është veza që theu rekordin e Kylie Jenner dhe të Instagram

Paparazzi, Slider



Me zgjerimin gjithnjë e më shumë të botës virtuale, duket se po konkurrojmë jo vetëm me njerëzit, por edhe më kafshët apo sendet.

Ndërsa Kylie Jenner arriti të mposhte gjithë të famshmit me foton e parë të vajzës së saj Stormi, ajo tashmë bie nga froni. Dhe e dini cila foto bëhet më e pëlqyera në botë? Ajo e një veze!

View this post on Instagram

stormi webster ??

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Mund t’ju duket e habitshme, por fotoja e një veze ka arritur që të thyejë rekordin e Kylie-t me 18 milionë pëlqime.

“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe ta bëjmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin aktual që mban Kylie Jenner (18 milionë)”, shkruan në atë postim faqja “world_record_egg”.

Zyrtarisht mund të themi që kjo është fotoja më e pëlqyer në Instagram dhe personi që mban këtë profil ka vendosur t’i falënderojë të gjithë:

“Kjo është çmenduri. Çfarë kohe për të jetuar. Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe mesazhet. Do përpiqem që t’u përgjigjem sa më shumë të mundem. Por tani kam nevojë për gjumë. Nuk përfundon këtu, ne sapo nisëm”.

Pas këtij lajmi vjen edhe reagimi i Kylie Jenner, e cila postoi një video ku skuq një vezë në rrugë.

“Merrni atë vezë të vogël”, shkruan ajo në postim.

View this post on Instagram

Take that little egg

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Ky vezë ka marrë mbi 24 milionë pëlqime



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *