• |
ide | kryesore

Nga ringu në kinematografi, Ismail Keta pjesë e filmit…

Paparazzi, Slider



sh-kampioni në Tai dhe Kikboks, Ismail Keta së fundmi është i angazhuar me një projekt kinematografik. Ai është pjesë e kastës së aktorëve në filmin “The Van”.

Gjatë një interviste në një televizion shqiptar, Keta deklaroi se përveç dashurisë për sportin ka pasur dëshirë edhe aktrimin dhe aktorë si Sylvester Stallone e Jean Claude Van Damme.

Keta tha se ka interpretuar edhe më parë në disa filma, por më pas e kishte bërë të qartë se nuk donte më të kishte role si kriminel dhe në “The Van” nuk e ka një karakter të tillë.

“The Van” flet për një mërgimtar shqiptar, i cili kërkon që të largohet nga Franca për në Angli dhe për ta bërë këtë pranon të ndeshet brenda një furgoni. Filmi ka dhe regjisor shqiptar, Enrik Beqiri, projekti i të cilit është mbështetur në Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *