• |
ide | kryesore

Nipi tregon arsyen e vetëdorëzimit të Balilit: E kam marrë me makinë dhe…

Lajme, Të fundit



Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit Klement Balili dhe njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, ka sqaruar arsyen se përse xhaxhai i tij u dorëzua pikërisht sot.

Në një lidhje telefonike për “Dritare” në News 24, i pyetur nëse është arrestuar apo vetëdorëzuar, ai u shpreh se Klementi është vetëdorëzuar, dhe arsyeja se përse e ka bërë tani, pas dy vitesh në kërkim, ka qenë pasi dosja e tij ishte plotësuar dhe kishin ardhur edhe letërporositë nga Greqia. Ai tha se Balili edhe një vit më parë ishte shprehur se do të dorëzohej para drejtësisë pasi dosja e tij të plotësohej.

“Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë. Që në datën 10 janar kanë nisën negociatat. Ai është shprehur edhe më parë që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë”, – deklaroi ai. I pyetur se ku qëndronte gjithë këto muaj që ishte në kërkim, Rigelsi është shprehur se pyetja i duhet bërë të pandehurit, dhe se ai nuk ka pasur kohë që ta pyeste.

“Unë bashkë me xhaxhain tim kemi folur dhe kemi negociuar. Nuk i ka vënë kushtet policisë Klementi, sepse i vë policia kushtet dhe jo ai, por ai ka bërë kërkesat e tij para se të dorëzohej. Unë e kam marrë në makinë dhe e kam dërguar deri në një vend, diku jashtë Delvine, dhe më pas e ka marrë drejtori i policisë dhe unë nuk jam marrë me asnjë procedurë më tej”, – ka pohuar më tej kryebashkiaku i Delvinës.



4 Comments

  1. Keta jane politikanet, drejtoret dhe kryetaret e bashkivet ne shqiperi, niprit-vellezerit dhe familjaret e banditavet dhe mafjes qe ka shqiperia.
    Kete rezultat po japin punet e qeverive qe kane qeverisur keto 28 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *