• |
ide | kryesore

Balili nuk pranon se ka prova kompromentuese për zyrtarë të lartë

Lajme, Të fundit



Në kohën kur gjyqtarja Miliana Muça është tërhequr për të marrë vendimin e masës së sigurisë për Klement Balilin, gazetarja Klodiana Lala e ka pyetur “Eskobarin e Ballkanit” në lidhje me disa materiale kompromentuese të disa zyrtarëve të lartë, për të cilat flitet se i ka ai.

“Nuk disponoj asnjë provë të tillë”, është përgjigjur Balili. Gazetarja Lala e ka pyetur dhe në lidhje me deklaratat e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili është shprehur se Balili ka materiale kompromentuese.

“Nëse Manjani ka prova të tilla le t’i nxjerrë, unë nuk kam”, është shprehur i akuzuari për trafik droge, duke mos pranuar edhe një herë se disponon materiale të tilla.

 



3 Comments

  1. Aq buballa eshte -Balili-ta haje ate koqe ulliri.Ai pse u vet dorzua ,sepse mori garanci qe po te mos e hape gojen do e kaloje pa lagur.

  2. Aq budalla eshte -Balili-ta haje ate koqe ulliri.Ai pse u vet dorzua,sepse mori garanci qe po te mos e hape gojen do e kaloje pa lagur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *