• |
ide | kryesore

Rama: “Zëri i Amerikës” kazan. Elez Biberaj: Unë garantoj vërtetësinë e lajmit

Arkiva, Kryesore



Drejtori për Europën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ju përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas etiketimit prej këtij të fundit, si kazan edhe për Zërin e Amerikës.

Biberaj garantoi se investigimi për implikimin e deputetëve dhe shefes së kabinetit të kryemsitrit shqiptar, në biseda përgjimesh, për punësime, është i saktë ashtu si të gjitha lajmet e publikuara nga kjo media.

Denoncimi i Zërit të Amerikës zbuloi se si zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përdornin vendet e lira të punës në administratën e burgjeve për të punësuar militantët e tyre. 

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kreut të qeverisë. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze. Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” – citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur. Janë disa biseda të publikuara nga Zëri i Amerikës, por Rama i ka rënë shkurt duke e quajtur edhe VOA-n, thjesht “kazan”.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkroi Rama.

Por një ditë më pas Elez Biberaj nuk ia la mangut: “Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit. Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”, u shpreh për Ora Neës, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i Zërit të Amerikës.

©Lapsi.al

INVESTIGIMI ZËRIT TË AMERIKËS

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze.

Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko.

Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës.

Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin-një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri.

Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari.

Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës. Thëniet e saj u konfirmuan edhe nga Motër Tereza Maria e misionit me qendër në Tiranë, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhgës një kërkesë për ndihmë gjatë një takimi në Kryeministri, të cilin e quajti privat.

(Kliko këtu)

Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi ndërhyrjet për punësime në burgje deri në botimin e këtij shkrimi.

Trafiku i influencës

Ndarja e vendeve të punës në administratë sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas meritës është një problem i mbartur i tranzicionit në Shqipëri. Reforma në administratën publike është gjithashtu një ndër kushtet kryesore për integrim në BE, e cila në progres raportin e fundit kërkoi hapa të mëtejshëm në sigurimin e një administrate eficente, të depolitizuar dhe profesionale.

Administrata jo-politike është gjithashtu një premtim i përsëritur i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 fajësoi aleatin e vogël LSI për punësime politike dhe deklaroi se do ta çonte “tepsinë për skrap”.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes bisedave dhe mesazheve të përgjuara të Çukos tregojnë se mbajtja e këtij premtimi minohet gjerësisht nga një sistem i ngritur mbi bazën e shpërblimeve partiake si dhe nga ndërhyrjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve.

Përveç zyrës së shefes së kabinetit të kryeministrit Edi Rama, në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dalin kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar gjithashtu zyrtarë lokalë, punonjës të administratës apo të zgjedhur vendorë.

E pyetur mbi rrethanat e telefonatës së bërë në emër të saj me Çukon, shefja e kabinetit të Ramës, Znj.Vali Bizhga shpjegoi se kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me to në Kryeministri në fund të janarit.

Gjatë takimit, motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar ndihmë për një grup prej rreth 15 të rinjsh të sapodiplomuar nga familjet vulnerabël, të cilët e kishin pasur të pamundur të gjenin punë. Bizhga shtoi se ishte ndjerë keq gjatë takimit dhe CV-të e të rinjve ia kishte përcjellë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

E pranishme në takim ishte edhe Vitiona Dervishaj, një vajzë rreth të 30-ave e diplomuar për juridik, e cila ishte e vetmja që insistonte për punë në shtet.

“Arsyeja lidhej me babanë e saj, i cili kishte qenë punonjës i Burgjeve dhe kishte humbur jetën në aksident. Gjatë ceremonisë mortore, shokët e të atit i kishin premtuar asaj vendin e tij në burgun e Fushë-Krujës,” tha Znj.Bizhga.

Ajo shtoi se nga janari në fund të prillit ishte pritur që të krijohej mundësia për konkurs dhe se telefonata nga zyra e saj ishte bërë pas insistimit të vazhdueshëm të motrave të Nënë Terezës.

“Ajo nuk është pranuar në punë pa konkurs dhe zotit Çuko nuk i është thënë që do ta fusësh në punë. Është e vërtetë që ajo është aksesuar në konkurs, por ftesa për konkurs u drejtohet të gjithëve,” tha Bizhga për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse ajo ia kishte dalë të fitonte konkursin, Bizhga tha se nuk e kishte ndjekur çështjen në detaje. “Unë nuk di të them nëse kishte një kandidat më të zotin se Vitiona për atë punë. Këtë unë nuk di ta them,” shtoi ajo.

E kontaktuar përmes telefonit, motër Tereza Maria e misionit të Motrave të Nënë Terezës në Tiranë konfirmoi takimin në kryeministri dhe tha se kishte shkuar atje në mirëbesim, për të qarë një hall.

“Takimi ka qenë privat dhe unë kam kërkuar ndihmë për një grup të rinjsh që nuk kishin asnjë mundësi punësimi. E vetmja për të cilën u bë diçka ishte Vitiona, por edhe ajo nuk u rregullua në profilin e saj, por si arkiviste,” tha Motër Tereza Maria.

“Të tjerët i lanë nëpër zyrat e punës, derisa e kuptuan se janë tallur te zyrat e punës dhe janë tërhequr,” shtoi e zhgënjyer ajo.

Komunikimet e përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregojnë se deputeti socialist, Ulsi Manja i kërkonte Çukos transferimin e një punonjësi të policisë së burgjeve nga Kruja në Tiranë dhe një çështje të ngjashme diskuton edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Blerina Gjylameti përmendet në një bisedë të Çukos me një person të tretë për ndërhyrjen në punësimin e një personi të lidhur me Partinë Socialiste, ndërsa Paulin Sterkaj ankohet për transferimin e një policeje me origjinë nga Tropoja, nga burgu 313 te “Ali Demi”.

Zonja Spahiu, deputete e qytetit të Durrësit shpjegoi se e kishte telefonuar Çukon për një rast, që sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durrësi.

“Ai ishte me prindër të sëmurë dhe punonte shumë larg banesës së tij. Ai kërkonte të drejtën e tij, pasi ishte transferuar vetëm për shkak të bindjeve të majta,” tha Spahiu duke shtuar se nuk është e sigurtë nëse transferimi u bë.

Edhe zoti Sterkaj pohoi se i ishte drejtuar Çukos për t’i përcjellë një ankesë mbi transferimin e padrejtë të një punonjëseje të policisë së burgjeve.

“Sa herë marr ndonjë ankesë, unë reagoj sa është e mundur. Pastaj është çështje e institucioneve nëse veprojnë ose jo,” tha zoti Sterkaj, duke shtuar se punonjësja në fjalë ishte edhe “e djathtë”.

“Unë shqetësohem për hallet e njerëzve sa herë shoh padrejtësi, pa pyetur nëse janë të majtë ose të djathtë. Ne kaq kemi në dorë, se të tjerat i ka kryeministri,” shtoi më tej Sterkaj.

Deputetja Gjylameti tha se nuk komentonte “çështje që janë në hetim nga Prokuroria”.

(Kliko këtu)

Njësoj u përgjigj edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

“Nuk mund të komentoj të dhëna të dala nga një hetim penal në proces, që përbën sekret hetimor përsa kohë nuk janë shprehur organet kompetente,” tha Manja.

(Kliko këtu)

Farsa e konkurseve

Sistemi i burgjeve në Shqipëri përbëhet nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit dhe numëron një numër të konsiderueshëm punonjësish, si në radhët e policisë ashtu edhe në administratë. Për të dyja kategoritë, procedurat e rekrutimeve kryhen përmes konkurseve publike.

Megjithatë, një konkurs publik për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët e Partisë Socialiste dhe njerëzit e lidhur me pushtetin.

Konkursi publik për policë të rolit bazë u shpall në fund të marsit të kaluar dhe synonte të rekrutonte mbi 250 punonjës për 17 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Testimi u krye më 3 prill dhe thirrjes iu përgjigjën mbi 1300 kandidatë.

Por përtej fasadës, ish-drejtori Çuko ankohej në mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se të gjithë kandidatët u përkisnin listave të Partisë.

“O Gerti, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohen,” thoshte Çuko më 14 prill. “Unë pres që nesër pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Unë s’e di ç’do të thotë ai tani,” shtohet aty.

“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” shprehet Çuko sipas transkriptit të bisedës.

(Kliko këtu)

Përgjimet nxjerrin gjithashtu në pah manovrat e kryera me testimet, ku rezultatet manipulohen për të favorizuar kandidatët e servirur përmes kanaleve partiake. Në përgjigje të një kërkese për të punësuar një person të lidhur me Partinë Socialiste, Çuko shpjegon se si do ta nxirrte atë fitues.

“Do bëjmë dhe procedurën gjasme fitoi kjo, humbën këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famshëm publik,”thotë ai.

Episodet e dosjes së zotit Çuko nuk janë të parat në sistemin e Burgjeve, dhe as në administratën publike në tërësi. Në qershor 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, Ministria e Drejtësisë denoncoi funksionarë të LSI-së në Shkodër për punësime fiktive në burgun ende të papërfunduar në atë kohë të Reçit.

Ndërsa në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil i dorëzoi Kuvendit një raport, sipas së cilit 1/3 e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit./VOA



20 Comments

  1. parti edver o sa mir po i dhjer
    pse jo kur ke dele lop.gica,derra.thi,gjela,kazan.keta ju nenshtruan nji krymbi te qenefet i dalur dhe i ngjizur nga dhjerja e stalinit krymbi nje qelizor edvin bastard rama.

  2. Vetem ari eshte i bindur per kete “paanshmeri” .Sa te kete kokeloqe te tipit ari perballe Rama fiton edhe ne 2025.

      1. Oj burre bushter 18.29 ,ti vetem preshin gojes meriton qi t relaksohesh se qenke shume histerike nga goja.

  3. Ku Saliu i thoshte ambasadores Amerikane ne Tirane”kurve”,ky Biberaj nuk ndihej fare dhe na jepte nderzimin artificial.Lajmi mund te jet i vertete por eshte pak i vjeter,sic duket ppo pjekin ndonje gje tjeter.Balili u dorezua,pse nuk eshte i vertete ?

  4. Rama flet pa pergjegjesi juridike,sepse i flet goja para mendjes,dhe kjo e perseritur.Kryeministri duhet
    te kete studiuar per ekonomi,juridik ose menaxhment.Kjo,sepse sedra profesionale nuk te le te shkelesh
    ne derrrase te kalbur,per keto tre baza te rendesishme per fondamentin e Shtetit.Problemi me i madh i
    Rames eshte,se ai nuk pyet njeri.Konsultimi me stafin e tij keshillues eshte formal,sepse ne fund vendos
    ai dhe jo mendimi teknicieneve.Dy dit pasi ndodhi skandali me audiopergjimin,ku implikohej Agron Xhafaj,
    Vellai i Ministrit te brendeshem,Rama deklaroi se audiopergjimi eshte i manipuluar!!!Dhe kjo deklarate
    behet para se drejtesia te thote fjalen e saj,dhe kjo deklarate behet,pa thene asnje fjale perse deshmitari
    kryesore i audiopergjimit Agron Xhafaj,u la i lire para se te mirrej ne pyetje nga drejtesia shqiptare!E njejta
    gje edhe tani,ku Rama shkon kunder fakteve,edhe kur ja perplas ne fytyre.Kaq i papergjegjshem nuk mund
    te jete nje femi dhe jo më nje Burre Shteti.Perse qendron Rama ne pushttet me gjith keto zullume,me gjith
    kete korrupsion?Per inat te Berishes,por me shume sepse militantet i kan dhene besen,dhe shqiptaret i
    qendrojn kodit te beses,edhe kur kur ja kan dhene te keqes,te pabesit,hasmit.antishqiptarit.Ky mentalitet
    eshte tharmi i qenies sone kombetare,por edhe shkaku qe ne jemi komb i paafte per te ndertuar Shtet.
    Nje pershkrim interesant i natyres se popullit shqiptare,nga aktori Rikard Larja.
    “Duke qënë një popullsi e vogël,që është shtypur për mijëra vjet dhe nëpërkëmbur për shekuj të tërë,
    në shumë gjëra kemi ngatërruar karakter,por thelbin për famën që kemi,e kemi ruajtur diku thellë.
    Kur jemi te besës,jemi deri ne fund-sepse na kanë besuar.Kur jemi të pabesë,jemi deri në fund-sepse
    na kan pabesuar. Rracë e veçantë,pa miq,e futur si në një sandviç,e shtypur,e shtrydhur,por herë pas
    here ajo bërthama shperthen dhe del ai i vërteti,i pastri.Ai që s’pranon të përdoret,ai që s’shitet dhe
    s’blihet,sigurisht që e ka të vështirë.Shpesh bëhet i tepërt për zagarët që e rrethojnë dhe ndoshta
    edhe eliminohet,bëhet therror.Rrethanat e përbotëshme na kanë zhytur,na kan bërë t’i hamë kokën
    njeri-tjetrit,shpesh herë.Kurse sot për fat,jetojm të lirë,në një shoqëri që po përpiqet të kapë kohën e
    humbur,që nuk është e pakët.Në një shoqëri që po përpiqet të mbyllë plagët e shumëvjeçarëve,që po
    kërkon të emancipohet.Jemi pak,por po fryn një erë mirë.Po na ndihmojnë.Nga ana tjetër,të tjerë prapë
    përpiqen të na futin stërkëmbësha.E ndjej fort që po bashkohemi,në të gjithë kuptimet,po bëhemi më
    me dinjitet,si individë dhe si komb.Sepse,siç duket,nuk paskemi qenë pak”.

    1. Perse belbezon vetem per nje autograf?!
      Mire qe e pranon edhe vete,se je komptlet kar.
      E dekonspirove veten,e tregove indetitetin!

  5. Ky ziguri flet si Mami ne maj te thanes,njesoj si kur flet ne mbledhjet e PD neper grupseksionet e lagjeve ne Lac,biberajn malokun e saliut dhe ramizit e njeh i madh e i vogel,ky pergjuesi i madh ku ishte ky kurve Maloku kur saliu me gerdecin moren ne qafe 30 njerez,ku ishte ky per trebicken,ku ishte ky per rr e kombit qe u vodh qe ne leter,ku ishte ky me 21janar ku kater burra u vrane,ku ishte ky kur saliu vodhi zgjedhjet lokale ne tirane per llogari te lulit,ku ishte ky malok per tete vjet PD beri spastrime ne administrate,ku ishe futur ti bib eraj ate kohe,opo kishe pune ne sektorin serb,fol Elez fol.

    1. Kaq injorant sa je ti,edhe tre jete nuk do te mjaftonin qe ta kuptosh se je i tille.Sepse ka kaq shume
      idjote si puna jote,eshte Shqiperia ketu ku eshte.Injorant,referohu konkretisht komentit,dhe jo kodra mbas bregut.Merr nje pasazh dhe komentoje,nese kerkon te diskutosh normal!

      1. Zigur te jap te drejte per Ramen qe nganjeher kembengul ose vendos me emocion ,keshtu ka qene gjithmon edhe kur ishte i ri por ke mundesi te na japesh dicka per njeriun me te keq e te ndyre si ky plehu Biberaj qe na solli bastardin e shekullit Sälen ?

  6. Si perfundim,tek”rilindja”kan mbetur vetem debilat!
    Ka me ç’far te krenohet drogaxhiu Rama;si kryetari i debilave!

  7. po me gallata ne kete histori eshte reagimi i Tit Vasilit te LSI. Doli direkt Tit Vasili e u ankua se qeveria ben punesime partiake. Tit Vasili i LSI o njerez a e kuptoni ku arrin pafytyrsia. Del ankohet LSI-ja me Tit Vasilin per emerime partiake. Hapu dhe dhe merre me vete gjith LSI me gjith Tit Vasilin brenda. u qifsha rracen te gjith ketij brezi politikanesh, po me shum Tit Vasilit me gjith LSI.

  8. Keta te rilindjes te genjejne sy per sy. Imagjino ca behet prapa kuintave.
    Sekti me i kalbezuar i koherave, po jep shpirt. Kaq ishte.

  9. Katunari i Dohoshishtit te Dibres, Ulsi Manja, nuk a ka lene rreth miqesor e familjar pa i futur ne pune ,,se ato vende pune ja ka pjellle e jema…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *