• |
ide | kryesore

Shkupi, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Lajme, Të fundit



Renditet i pari për nga ndotja e ajrit qyteti i Shkupit në Maqedoni, duke iu bashkangjitur grupit të vendeve që njihen për këtë si India, Bangladeshi e Pakistani.

Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuar madje për dhjetëra herë.

Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë, kane nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Transporti publik nga sot bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në qarkullim.

Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe veprimtaritë ndërtimore. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në lokacionet ku dyshohet se bëhen djegia e gomave dhe materialeve tjera helmuese.

OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit si dhe masa tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *