• |
ide | kryesore

Ilir Daja kthehet në fazën e grupeve europiane për herë të dytë: Ballkani fiton derbin shqiptar në Europë

-Instant, Sport, Video



Duhej të mbronte fitoren në transfertë 1-2 të arritur kundër Shkupit, por Ballkani bën edhe më shumë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fiton 1-0 në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri, duke fluturuar në fazën e grupeve të Conference League. Moment historik për futbollin kosovar dhe Ballkanin, që për herë të parë në histori arrin në këtë fazë të një kompeticioni europian. Arritja e dytë për Ilir Dajën, që kthehet në grupe për herë të dytë, pas aventurës me Skënderbeun.

Gjithcka u bë më e thjeshtë falë kartonit të kuq të Abdullait që në minutën e 2. Për Shkupin me 10 lojtarë, të përmbyste humbjen 1-2 të ndeshjes së parë, përpara një publiku entuziast në Prishtinë, ishte pothuaj e pamundur. E megjithatë, shkupianët qendruan në lojë deri në minutën e 69, kur goli i Korenicës i siguroi triumfin suharekasve.

Për sa i përket Ilir Dajës, pas suksesit historik me Skënderbeun, ku u kualifikua në grupet e Ligës së Europës, trajneri nga Tirana, arriti të regjistronte një tjetër moment historik në karrierën e tij, kësaj here me skuadrën nga Kosova.

Qualification Europa Conference League
AIK 0-1 Slovacko
Basel 2-0 PFC CSKA-Sofia
CFR Cluj 1-0 Maribor
FC Twente 0-0 Fiorentina
Fehervar FC 0-3 FC Cologne
Hapoel Beer Sheva 1-1 CS Universitatea Craiova
Slavia Prague 2-0 Rakow Czestochowa
Viborg 0-3 West Ham United
Viking 1-3 FC FCSB
Wolfsberger AC 0-4 Molde
Anderlecht 0-1 Young Boys
Ballkani 1-0 Shkupi
Hamrun Spartans 3-3 Partizan Beograd
Nice 1-0 Maccabi Tel Aviv



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *