• |
ide | kryesore

Rabiott tek rezervat: mesfushori hedh në gjyq PSG…?

Sport



Tek Paris Saint-Germain, vazhdon të përflitet cështja e lidhur me mesfushorin Adrien Rabiot. Francezi është dërguar të stërvitet me skuadrën e dytë, si një sinjal i qartë nga ana e shoqërisë që ka vendosur të ndëshkojë sjelljen e lojtarit dhe të së ëmës-agjente, përsa i përket vullnetit për tu transferuar në Barcelonë.

Por sipas asaj që bën të ditur L’Equipe, situata mund të agravohet. Në fakt, lojtari është gati ta cojë shoqërinë parisiene përpara gjykatës.

Klubi i udhëhequr nga Thomas Tuchel mbetet i palëvizur në vendimin e tij: Rabiot, për momentin, nuk bën pjesë në skuadrën e parë. Rinovimi i munguar, që skadon në 30 qershor, e presionet e vazhdueshme të së ëmës-agjente për ta dërguar të birin tek Barcelona, kanë nervozuar klubin deri në këtë pikë.

Rabiot nuk ka bërë as turneun e Dohas me PSG, ku e gjithë organika ishte prezent. Situata në fakt është shumë delikate. Koha, ajo relative e kontratës, luan në favor të Rabiot, por në të njëjtën kohë Psg nuk do të bjerë pre e shantazheve të një të teseruari të tij. Por gjërat mund të jen edhe më keq: sipas të përditshmes franceze, lojtari ka ndërmend ta cojë shoqërinë në gjykatë, nëse situata e “të përjashtuarit” duhet të vazhdojë akoma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *