• |
ide | kryesore

Provokimi i Metës/ Propozon në 21 janar “puçistin” Bahri Shaqiri

Arkiva, Kryesore, Lajme



Të gjitha hamendësimet se propozimi i Vitore Tushës si drejtuese e Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte një loje e bërë nga Presidenti Ilir Meta, për të kompleksuar shumicën, sot duken më të besueshme se kurë. Prej javesh flitej se presidenti donte të shpinte aty këshilltatin e tij të besuar, Bahri Shaqirin, dhe kjo është bërë sot realitet.

“Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”- thuhet ne njoftimin e Presidences.

Sipas propozimit qe Meta i drejton Kuvendit, Bahri Shaqiri, që eshte edhe keshilltar i Presidentit per Ceshtjet e Sigurise Kombetare, plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

Por ajo që bie në sy, pavarësisht se kjo mund të mos i pëlqejë opozitës demokrate, është fakti se Meta ka zgjedhur ta propozojë Shaqirin në një ditë te shënuar, 21 janar. Tetë vite më parë, pasi  demostratat kundër bllokut të Metës përfunduan me vrasjen  nga Berisha të 4 qytetarëve të pafajshëm, Shaqiri u shpall një nga organizatorët e “puçit” të organizuar nga Rama, Topi, Ina Rama dhe mediat pranë tyre.

Pas kësaj ish kryeministri Berisha iu qep atij me bukë në trastë për ta shkarkuar shefin e shërbimit sekret Shaqirin. Ai qe gati ta bënte këtë edhe me çmimin e një krisjeje me aleatët perendimorë dhe me NATO-n. Por kur ai bëri gati mekanizmat ligjorë për ta arritur këtë, LSI e Metës i doli kundër, duke u mbajtur mend për kundërshtimin e parë dhe të vetëm si bashkëaleate e Berishës.

Që prej asaj kohe, Meta mban një marëdhënie të privilegjuar me Shaqirin, i cili u zëvendësua nga Visho Ajazi vetëm pas vajtjes së Bujar Nishanit në presidencë.

Me tu zgjedhur kryetar shteti, Meta e emëroi Shaqirin si këshilltar të tij për sigurinë, dhe nga të gjithë përflitej se ai do ta dërgonte në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kjo gjë u bë fakt sot në 21 janar pikërisht ditën që u kujton socialistëve se 8 vite më parë ish kreu i ShISh nuk qe kundër tyre. Sipas të gjitha gjasave zgjedhja e datës nuk qe krejt e pafajshme, po ashtu si dhe manovra paraprake me Vitore Tushën: pasi Meta e do me çdo çmim Bahri Shaqirin në krye të KLD.

©LAPSI.AL

 



19 Comments

  1. KLSH duhet te jete e pavarur dhe larg inluencave politike..Kete keta qelbesira politikane duhet ta kuptojne.C’fare sensi ka?! Ky nuk merr vesh fare nka kontrolli.E kane bere shtetin corap keta mumje.

  2. Ujqerit qimen nderrojne por zakonin nuk e harrojne dhe Likja ashtu po vepron dardha nen daerdhet do bjere .Lulushi akoma nuk e ka kuptuar dhe kupton qe teta Mona ka hyre ne bashk opozite per ta diskretituar partine demokratike.

  3. -Cila gjykatë shqiptare apo e huaj ka nxjerrë Berishën si “vrasës” të katër demostruesve në 21 janar të 2011 ?
    Vërtet është fakt që në këtë demostratë të dhunëshme u vranë 4 qytetarë, por nuk ka shqiptar të mos ta dijë se një ditë para zhvillimit të saj, organizatorët e asaj demostrate kishin deklaruar që do të kalojmë qoftë edhe mbi mijra kufoma për të marë pushtetin, për të rrëzuar me dhunë Berishën që qeveriste me “hajdutin me zë e figurë” Ilir Metën.
    Derisa me këtë “hajdutin me zë e figurë” Edi Rama qeverisi pas 2013-ës për 4 vite rrjesht, kjo akuzë u rrëzua nga vetë Rama e ai e “haroi” këtë histori e u kujtua tani për “4 dëshmorët”, vetëm kur Meta i zgjedhur president , përsëri me votat e PS, i ka dalë kundër kryeministrit.
    Edhe Bushati kur u akuzua si pjesë e “puçit” për rrezimin e qeverisë me dhunë, nuk u ndje për disa vite, e tani na del përsëri si kryetar i Gjykatës së Lartë për të dhënë verdiktin e fajësisë për Berishën si “vrasës”.

    1. shprehjen qe “do të kalojmë qoftë edhe mbi mijra kufoma për të marë pushtetin” e ka thene Ngjela, organizatoret, dmth PS, ka thene qe do lejoje popullin te veproje. Po kjo s´justifikon qe keta duhej te vriteshin sado qe te dhunshem te ishin. Sipas kesaj llogjike te gjith ata qe i kan gjuajtur me veze apo kepuce Rames, i kan hedhur kapsolla apo jan perleshur me policine nga 2013 e ketej duhej te vriteshin???

      1. Paske gjetur të bësh krahasimin e goditjes me vezë e miell, me goditjet e policisë me hunj e pllaka betoni kokës . Jo vetëm kapsolla por edhe bomba molotov u hodhën kundër kryeministrisë.
        Krahaso demostratat masive tërësisht paqësore që ka bërë opozita aktuale ndaj kësaj qeverie të mbushur me njerëz të implikuar në krime, me demostratën e dhunëshme të 21 janarit.
        Nuk është vetëm Ngjela ai që është shprehur me ate gjuhë, ndonëse edhe ai ishte një ndër organizatorët. Me këtë gjuhë ka folur edhe kryetari aktual i Kuvendit, ish ministri i fundit i sigurimit të diktaturës komuniste e Edi Rama veproi akoma më keq si burracak.
        Vetë u fsheh në mes të turmës e kishte nisur rreth 300 huliganë në krye të demostratës si mish për top për të marë pushtetin me dhunë.
        Kërkoi në you tube pamjet se do ti gjesh akoma.
        Prokuroria arrestoi e ndëshkoi edhe shefin Gardës së republikës që është parë me fytyrë të gjakosur nga demostruesit dhe pati dhëne verdiktin se viktimat u vranë nga garda.
        Si shpjegohet që njerin nga gardistët që ishte verifikuar se kishte hapur zjarr kundër demostruesve, Edi Rama pas disa vitesh e bëri shef të PS në krahinën e tij ?
        Përse është heshtur nga mediat për këtë lajm të dalë nga mediat ?

        1. 4 qytetaret ne bulevard nuk i vrau garda por i vrane protestuesit e tjere me cadra pistoleta e thika me helm. Kot ia vene fajin Berishes keta komunistat se i ka vrare rama protestuesit

  4. Anastas Angjeli eshte per kryetar i KLSH-se, pasi eshte nje figure e virgjer nga ana e hajdutllikut

  5. DAVA KURVASH QE BASHKPUNOJNE ME NJERA TJETREN DHE POPULLI SHKRETE KUJTON SE DO BEHET KY VEND. KETA JANE ORTAKE NE VJEDHJE , POPULLI KARIN NE BYTH .

  6. andi bushat esht dasht qe berisha te ju vras se pari edvin ramen,ngjelen,gjinushin,ruqin ty,lubonjen,mero bazen,andrea stefanin,mingjozin,sokol pallen,artan hogjen e report tv,sajmir tahirin,doshin,shullazin,habilajt qe ishin po aty,bamir topin,ina ramen etj.ju ishit ata mut stalini qe e ndoqet mbrapa.polici qe vrau demonstruesit esht sot rang i lart ne shtet ,i vendosur nga rama.vazhdo bushat e shkullak te lepini byth edvini me kokain partije.po nji mut esht dhe meta e ky pis shaqiri..a nuk ban orgji ne lalz meta e rama me palla e ngjala.

  7. Ore njerez akoma nuk e keni kuptuar se PUCISTI i vertete ishte dhe eshte ILIR META ?! …. te tjerat jane pordhe me rigon….

  8. Dy diploma qe ka permendur Bahriu i ka falso: Nga akademia e diplomacise, qe nuk ka ekzistuar si institucion i arsimit te larte, dhe ai masteri qe nuk e tregon qe e ka nga Kristali, i paakredituar kur e ka marre.

    Por besoj se lapsi.al do te merret me llogje, ne vend te hulumtoje.

  9. Shtetin e kane marre morrat e kuq, e bashke me to larvat e tyre. Ne cdo prapesire qe i ka ardhur ketij vendi, kane ardhe nga konspiracioni i punes se qelbesirave ne fshehtesi, me qellimin e vetem te demtimit sa me shume te demokracise, e figurave perparimtare. Nese shikoni ngjarjet qe pas vendosjes, apo ndryshimit te sistemit, dalin ne pah punet e pista, pas kraheve, e sabotatore te ish, e kuqaleve trashegimtare. Me shoqaten e enverit, me protesta kunder natos, me puce, e me terrorizma nga bijte e tyre, e cfare si bene kesaj demokracie, dhe qe sot kenaqen me kete gjendje mjerimi qe e cuan popullin keta bandite te pa ndreqeshem. Populli duhet te kuptoi se pa eliminimin e kesaj fare te keqe qe eshte me kobezia per popullin, ne shqiperi demokracia do jete vetem figurative, e per mashtrim per nderkombetaret, pasi veprimet e realizimet per strukturat e reja shteterore, po ngrihen vetem, e vetem qe te mbrohen keta maskarenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *