• |
ide | kryesore

Video/ CR7 gabon, por jo Juventus që shkon +9 nga Napoli

Sport



Një fitore e lehtë e Juventus kundër skuadrës së fundit në renditje: 3-0 ndaj Chievo dhe sërish +9 nga Napoli. Nuk shënojnë të zakonshmit, Ronaldo i pari, por kjo ka pak rëndësi, sepse skuadra e Allegrit nuk njeh pengesa. Bardhezinjtë nuk kanë mbetur me euforinë e Gedda-s dhe Superkupën e fituar ndaj Milanit, por që në minutën e 13′ shënojnë të parët me Douglas Costa që krijon nga jashtë zonës një gol të jashtëzkonshëm dhe i dhuron avantazhin bardhezinjve. Goli i dytë ka ardhur nga këmbët e Emre Can që finalizon në portë një sugjerim të Dybala. Në pjesën e dytë vjen gabimi i bujshëm i Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë, pas devijimit që portieri Sorrentino i bëri gjuajtes së tij. Nuk ishte mbrëmja e CR7 që gaboi edhe në raste të tjera, ndërsa shënon në fund Rugani me kokë në të 84′. Është mbyllur kështu 3-0 me fitoren e Juventusit që shkon në +9 ndaj Napolit ndjekës në Serie A.

https://www.youtube.com/watch?v=SOuPBJ8UbSw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *