• |
ide | kryesore

Mbyllet çështja e Enea Ftoit nga Prokuroria e Korçës

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Korçës ka mbyllur çështjen e Enea Ftoit, i cili u nda nga jeta në burg disa muaj më parë.

Prokurorja e çështjes ka dalë në përfundimin se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë, por ai vuante prej sëmundjes së mushkrive.

Prokurorja Oli Visi, është shprehur mes tjerash se  çështja do i dërgohet gjykatës së Korçës, pasi siç tha ajo 27 vjeçari vdiq nga ishemia akute e miokardit dhe rezultonte se kishte probleme të theksuara në mushkëri.

Ndër të tjera prokurorja ka konstatuar se nuk ka vepër penale, pavarësisht pretendimeve të familjarëve, ndërsa pas hetimeve dhe analizave është konfirmuar se Ftoi ishte përdorues i lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *