• |
ide | kryesore

Gent Cakaj, pasi merr detyrën e Ministrit të Jashtëm: “Mosha ime u konsiderua si faj”

Lajme, Të fundit



Pas marrjes së detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë prej delegimit të këtij posti nga kryeministri Rama, Gent Cakaj ka folur rreth detyrës së tij të re përballë punonjësve të kësaj ministrie dhe vetë kryeministrit.

Fillimisht ai kujtoi faktin se u ndëshkua për shkak të moshës së tij të re, prej së cilës Cakaj pretendon se mori dhe një sërë akuzash.

 “Të qenit drejtues i këtj institucioni me kompetenca të deleguara nga Rama, është një start goxha i garantuar në dritën e  zjarrit të akuzave të pa baza.

Delegimi i kompetencave te një ministër 28 vjeçar nuk vë në diskutim masën e qendrueshme të rezulateve dhe gamën e gjerë të suksesve që kjo ministri ka pasur. Mosha ime u konsiderua si faj dhe u përballa me një sërë akuzash.”- tha Cakaj.

Më tej, Cakaj ka vijuar duke thënë se si do të vazhdojë të shtyjë përpara procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE, duke shtuar dhe se në politikën e jashtme shqiptare nën drejtimin e tij, nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ajo që ka lënë ish-ministri Ditmir Bushati.

 “Ky transferim autoriteti institucional nga zoti Bushati të cilin e falënderoj tek unë nëpërmjet kryeministrit Rama të cilin nuk di si ta falënderoj nuk nënkupton asnjë ndryshim strategjish në politikën e jashtme. Ne do të vazhdojmë pa asnjë diskutim të shtyjmë më me vullnet përpara rrugën e integrimit.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale.

Si edhe kryeministri Rama e ka nënvizuar ne duam të rrisim më tej komunikimin, ndërveprimin me faktorin shqiptar në veçanti. Në kohën që po vjen do jemi gjithmonë e më afër tyre sikurse ata gjithherë më afër nesh.

Kjo vëmendje e shtuar në politikën rajonale nuk duhet të lexohet si shenjë e lëshimit në axhendën evropiane” -tha Cakaj.



12 Comments

  1. Mos e rruj djale. Bracja per 20 vjet e para nuk e ka dite kush se egziston. Vec nje rast ka pas pasi piu nje bire e beri nje sher me prwsidentin e sotem. Pune burerie

  2. Nuk është problem mosha e ketij djali te shkolluar ne perendim, as qendrimi i tij ndaj kufijve Kosove-Serbi. Se ne fund te fundit shqiperia as ja dha, e as ja heq dot pavarsine Kosoves.
    Problem, per mendimin tim është fakti sesi ky me parimet perendimore pranon perdhosjen e institucioneve nga autokrati Rama. Si pranon ky te marre mandatin e presidentit (pavaresisht se është individ kriminel) nga dora e Kryeminstrit?! Skene e denje per republikat qendrore te Afrikes. Turp, brezi i ri ka humbur akoma pa u nisur, lufta per mbijetese politike i ka shkeputur nga objektivat fisnike.

  3. dhjerje stalini si rama,baton hagjiu,zmija srbska thaqi,miu i serbve ramush.si mund te ndodh qe mbeturinat komuniste staliniste serbo ruse vetem ne shqiperi e kosov ende jan ne krye te shtetit.popull mut .

  4. JO MER JO …!!! Ceshtja e moshes eshte e rendesishme qe cke me te. Politika nderkombetare do BOLE. Dhe shume te medhaja biles. Ki cakja po te mos kish lene ate cik mjeker do ishte ngaterruar per kalama kopshti. Po pse me kalamajte do te trajtohen ceshtjet e medha kombetare ore …?! Po pse ore gjithe ajo Kosove nuk kishte na i tjeter me bole te renda per te sjelle ne Tirane …?! Po mer po i ka. Por nuk jane te kapur sa jane keta me mjeker qoseje.

  5. Ka njerez qe per hir te -te dukurit-,te karrikes ,karires te menjehershme ne moshe te re djegin perfundimisht perspektiven e tyre ne c’do fushe te jetes .

  6. Bumerangu CAKAJ, eshte hedhur ne loje per lojerat e vete te ketij kryeneciKM, sepse qe nga menyra se si e solli ne Shqiperi, e si e emerton pa pyetur partine, e ne c;pozite shteterore e emerton, duket qarte se SOROS, eshte vendimtari, e urdheruesi per veprimet qe ben Rama, pasi edhe tere nomenklaturen e shtetit qe ka ngritur e ka me shumice Sorosiane, e trashegimtaresh te familjeve te bllokut, po ashtu sic eshte edhe vete. Pa permendur biografine qe na e kane thene vete opinionistet gazetare te Kosoves se nga e si e ka prejardhjen ky cunak, qe me kaqe frymezim e kurajo adoleshenti po na jep edhe direktiva te politikes. Me mire ketyre faqezinjeve ua tha edhe ZERI AMERIKES’ por ketyre su ben me pershtypie asgje, per keta, dhe kete kryeminister gulak, vetem mendja e sfazuar e tije eshte e drejte, te tjerat jane kazan.

  7. Zot Gent Cakaj te urojme suksese .Niveli ,pergatitja juaj e vitaliteti i moshes tuaj do t`i japi me shume Shqiperise,Je i vlersuar nga populli yne pavarsisht nga egoizmi i keq i disa politikaneve ,burokrateve te pa bese qe jane mesuar me privilegjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *