• |
ide | kryesore

Ukraina u bën thirrje vendeve që të dënojnë përdorimin e simbolit “Z”

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konflikt, shkruan skynews.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ministri, tha se “mbështetja e kësaj barbarie duhet të ndalet”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. “Z  nënkupton krime lufte, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet.

Dje Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që përdorin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit të Rusisë mund të ndiqen penalisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *