• |
ide | kryesore

Goditi me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, arrestohet shqiptari

Lajme, Të fundit



Arrestohet shqiptari i akuzuar për goditjen me thikë ndaj Nikolo Betarinit, djalit të prezantueses italiane Simona Ventura.

29-vjeçari Andi Arapi, është i vetmi nga katër të pandehurit ndaj të cilit rëndon akuza e tentativës për vrasje. Karabinierët e kapën teksa po hipte në një traget të linjës së Barit, duke tentuar kështu të arratisej nga Italia.

Një grup shqiptarësh, janë përplasur me djalin e prezantueses së njohur italiane në një lokal nate disa muaj më parë. Andi Arapi, ka qenë personi që ka goditur të riun me thikë. Nikolo Betarini mori 11 goditje me thikë prej grupit të shqiptarëve dhe u dërgua menjëherë në spital.

Gjykata e Milanos e ka dënuar me 5 vite burg shqiptarin. Ky vendim ka qenë i papranueshëm për Andi Arapin, duke bërë kështu që ai të tentojë të shmanget prej drejtësisë italiane përmes arratisjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *