• |
ide | kryesore

Fshihej në Itali, arrestohet shqiptari i kërkuar nga Belgjika për trafik drοge

Lajme, Të fundit
biznesmeni, Itali, Campania, karabinieri



Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ndaj të cilit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik ndërkombëtar droge. Ai kishte rreth një vit e gjysmë që qendronte në Falconara, si mysafir i dikujt në një apartament.

“Ai punonte si mekanik. Askush nuk mund të dyshonte për këtë 30 vjeçar shqiptar. Ai ishte kaq i dashur me klientët dhe miqtë. Megjithatë ai kërkohej nga forcat e policisë në gjysmën e Evropës”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u arrestua nga karabinierët e njësisë hetimore të Ankonës, të cilët ekzekutuan urdhrin autoriteteve belge. Mësohet se shqiptari jetonte në Belgjikë, para se të mbërrinte në Itali, dhe sipas akuzës atje ka kryer edhe krimin e trafikut të drogës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *