• |
ide | kryesore

Teatri ‘Skampa’ në Elbasan, në gjendje të rrënuar

Lajme, Të fundit



Teatri “Skampa” i Elbasanit është ndërtuar në vitin 1935 dhe sot është totalisht i amortizuar.

Gjendja fizike e godinës është e rrënuar dhe për artistët është tepër e vështirë të zhvillojnë shfaqje në këto kushte.

Për spektatorët është e vështirë gjithashtu të ndjekin shfaqjet në mes të ftohtit dhe lagështirës. Rikonstruksioni i godinës shihet si emergjencë.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi projektin për rikonstruksionin e teatrit, i cili është parashikuar në tre faza: rikonstruksion të ambienteve, sistemi i ngrohjes dhe fasada. Për drejtorin e teatrit, ndërhyrja duhet bërë sa më parë të jetë e mundur.

Teatri Skampa ka nevojë për vendosjen e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *