• |
ide | kryesore

Quagliarella si Batistuta, në histori: barazohet rekordi 24 vjeçar

Sport



Fabio Quagliarella si Gabriel Batistuta. Me golin e realizuar Udinese me penallti, sulmuesi i Sampdoria barazon rekordin e jashtëzakonshëm të bomberit argjentinas, që në sezonin 1994-1995 shënoi për 11 javë radhazi (13 gola) me fanellën e Fiorentinës. Një rekord që rezistonte prej 24 vjetësh. Quagliarella, që në 31 janar do të mbushë 36 vjec, futet kështu në histori. E golat në kampionat janë 16.

Batistuta kishte përmirësuar rekordin e Pascutti, majtoshit të Bolonjës që në sezonin 1962-63 realizòi 12 gola duke shënuar në të 10 ndeshjet e para të kampionatit. Tani i takoi sulmuesit napoletan të arrijë Batigol. Quagliarella do të provojë ta marrë i vetëm rekordin, në javën e ardhshme, pikërisht në qytetin e tij të lindjes: të shtunën e ardhshme luhet Napoli-Sampdoria.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *