• |
ide | kryesore

Alarmante/ Çarja e digave të pa mirëmbajtura rrezikon përmbytjen e disa fshatrave

Lajme, Të fundit



Çarja e digave të rezervuareve rrezikon përmbytjen e disa fshatrave. Ministria e Energjitikës në raportimin në parlament, ka paraqitur një raport për 640 digat, ku pjesa më e madhe e tyre rezultojnë jo të mirëmbajtura. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra deri më tani, situata konsiderohet alarmante.

Zonat e banuara pranë digave të rezervuarëve janë të rrezikuara nga përmbytjet. Madje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës e ka cilësuar situatën emergjente.

‘Ka ndërtime me leje, pa leje qe e ndërlikojne situatën. Por ai studimi që do bëhet nga Komiteti Kombëtar i Digave do përcaktojë se në cilat diga duhet ndërhyrë’, shprehet Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Në total janë 640 diga në të gjithë vendin dhe thuajse në të gjithë rastet rezulton se janë të amortizuara. Fondet e dhëna gjatë këtyre viteve nuk kanë dhënë efeke.

‘Në dijeninë time për këto diga BB ka bërë një studim dhe është ndërhyrë në 12 diga. Do të bëhet një verifikim i gjithë situatës.’tha Bregasi.

Edhe deputetë të majtë kërkuan një skanim të situatës .

Tatja Nurçe Deputete e PS: Rezervuari i Kasharit ka një problem shumë të madh që është pranë familjeve dhe merr përpara fshatin deri tek hekurudhat.

Ilir Beqaj: Situata e digave është më komplekse në Shqipëri. Unë mendoj se ju keni për detyrë parësore ta rishikoni këtë rregullore.

Me ndarjen e re territoriale rezervuaret janë në administrimin e bashkive. Por për shkak të mungesës së fondeve nuk janë parashikuar investime në mirëmbajtjen e tyre.



1 Comment

  1. padrejtesia e montuar ne gjitha sistemet e jetes tashme i ngjan tamam si asaj maqine,te ngarkuar me pasagjer, qe tashme po i mbaron karburanit ,dhe shoferi po behet gati tu thojne pasagjereve ulltimi jon po mbaron ketu ,tani ecni si te duani mundesit mbaruan ,domosdo ne gjitha fushat keshtu pritet sepse padrejtesia shkatrron gjitha rraportet ne univers ndermjet gjallesave te cilat jan zgjillje per gjinin njerzore por dhe raportet ndernjerzore,,kurse drejtesia e verteta praktikim saje i ngjan maqines qe karburanti nuk i mbaron vetem se i shtohet sepse besimi ne zot ka vlerat ,dhe vlerat bejne te mundur organizimin dhe funksionin znxhir te zgjilljeve ndernjerzore,prodhon gjithnje vetem dobi,zgjillje,tashme ketyre dhoj ullheqesve qe sna kan len te mundur si pasuri ligjore vetem se nje karte identiteti nuk ju afrohet kush ti degjojne respektojne besojne japin mendim ,sepse tashme jan kthyer ne kriminel,me politika ligjke dhe veprime ndaj besimit ne zot vlerave dobive te drejtave dhe mundesive, paqes dhe mbijeteses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *