• |
ide | kryesore

Moti i keq, paralizohet puna në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit
Porti-Durres-kontenieret-sot.jpg



Moti i paqëndrueshëm në Durrës ka shkaktuar paralizimin e portit të këtij qyteti.

Për shkak të motit të keq, sektori i peshkimit dhe ngarkim-shkarkimit ka pezulluar punën deri në përmirësimin e kushteve klimaterike.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme Detare informon Lundërtarët dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e vendit dhe hapësirën detare, qe sot bregdeti ynë do te përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-Jug-Perendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.

Ndërkohë bëhet një apel për të gjitha subjektet qe operojnë ne fushën e detarisë te marrin masa për sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.

Ndërkohë, me urdhër të kapitenerisë detare, asnjë anije e tonazhit te mesem dhe te vogel nuk do të lejohet te dal ne det te hapur deri ne nje urdher te dyte. Sipas burimeve nga kapiteneria e pergjithshme tragetet kane mberritur dhe pritet te nisen ne oraret e percaktuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *