• |
ide | kryesore

Prokurori i lidhur me Sigurimin e Shtetit? Reagon Prokuroria e Përgjithshme

Lajme, Të fundit



Prokuroria E Përgjithshme reagon lidhur me rastin e prokurorit Bujar Sheshi. Prokuroria informon se nga dokumentet që vetë prokurori ka dorëzuar ai figuronte se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 02 Korrik 1991.

Më 26 tetor 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi.

Por ky institucion ka kthyer përgjigje jashtë afateve, konkretisht tre ditë më parë.

“Pikërisht vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente” informon prokuroria e Përgjithshme.

Ndërkohë sqarohet se prokurorja e përgjithshme kishte vijuar procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së pasi verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuara në ligj.

Njoftimi i plote i prokurorise 

Duke marrë shkas nga rasti i bërë publik para disa ditësh, për anëtarin e KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i bën me dije opinionit publik se:

Me marrjen dijeni prej KPK-së, për moskalimin me sukses të procesit të Rivlerësimit të disa prokurorëve, kandidatë për KLP nga radhët e prokurorive të apeleve, me qëllim plotësimin e vendit vakant në KLP, me datë 24. 09. 2018, Prokurori i Përgjithshëm shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit.

Pas thirrjes së parë, duke mos pasur asnjë kërkesë për kandidim, më datë 12. 10. 2018 u shpall thirrja e dytë, pas së cilës, më datë 25. 10. 2018 ka shprehur interesin prokurori Bujar Sheshi, duke dorëzuar deklaratën për shprehjen e interesit dhe dokumentet bashkëlidhur.

Pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 02 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Me shkresën nr. 2873, datë 26. 10. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi, në ushtrim të funksioneve të tij, në zbatim të nenit 29, pika 1 të Ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Një verifikim i tillë, është kryer edhe për të gjithë kandidatët e tjerë dhe personave të ngritur në detyrë, me shkresën numër 933/ 1, datë 29. 03. 2018, shumë kohë pasi atyre u është verifikuar dhe konstatuar plotësimi i kushteve ligjore për të qenë kandidat për anëtar të KLP-së prej Komisionit të ngritur për këtë qëllim nga Prokurori i Përgjithshëm paraardhës, me Urdhrin nr. 18, datë 17. 01. 2017.

Sipas këtij urdhri, i ngritur në bazë të nenit 109, pika 1, të ligjit nr. 115/ 2016, “Për organet e qeverisjes vendore”, komisioni ka për detyrë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët prokurorë që kanë shprehur interes për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky komision, mbi bazën e rezultateve të nxjerra për çdo kandidat, brenda afateve ligjore, harton listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Ky verifikim, përveçse është kryer në ushtrim të veprimtarisë dhe funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm, është kryer edhe duke marrë shkas nga shkresa e AISSH nr. 225, datë 15. 03. 2018 sipas së cilës verifikimi ishte i detyrueshëm dhe ishte kryer për çdo kandidat për KLP dhe KLGJ duke përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, avokatisë apo pedagogëve. Përgjigja në këtë rast ka ardhur për të gjithë emrat e kërkuar, sipas Vendimit të AISSH nr. 332/ 3 prot., datë 02. 05. 2018.

Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH,  formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015.

Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.

Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019.

Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente.



5 Comments

  1. ani arta marku-MUTE MARKU KJO QENKA .ME KEQ SE DHJERJA E STALINIT RAMA E DHJERJET E FISHTES FRROK;NDOK,PRENGA E DOSH.

  2. lumsi ne sigurimsat qe kane kryer krime i shnderuam ne prokurore prokurore . me sqa d9ime ne gjermani te gjifje punonjesve te SWPAKUT i eshte dhene dhe treguar vendi ku ato e merituan dhe nuk mund te i magjinohet qe ato te jene akoma ne organe drejtuae e sidomos ne drejtesi ; kjo eshte demokrazia alla shqipetare ; o popull ti je mesuar me vuajtje dhe do vuash perderisa akoma ne djejtesi ish sigurimsat kane postet kryesore

  3. pysni komshit e spiunit gjith tirana e di kush ka qene ky , baba i vet , e me cin ka bo krushqi per te motren , rrace sigurimsash te keqij jane

  4. PO KUJT JA SHITENI KETA JU PERKURORE ME KE PRRALLESH ME POPULLIN QE ME TAKSAT E KETIJ POPULLI JE SHKOLLUARE DHE KE PUNOAR KAQ VJET DHE TANI BENE SIKUR NUK KUPTONI PSE MOJ ZONJE E SHKEL LIGJIN ME DY KEMBET APO MEDON SE POPULLI HA BARE .ZOTI JU ARDHET HAKUT.

  5. Kulishet e kuq, sot pushtetin e kane me mashtrime e banditizem, sepse nuk eshte koha guerrilase, por e tere smashtrimitdhe e futjes frikes se popullit ashtu sic beri babai i ketyre qelbesirave. Keta sot kane pushtuar, te tera strukturat shteterore me qellim te caktuar nen sektin rilindje, prandaj edhe nje here keta ishe kuqale nuk do mund te pranoheshin ne demokraci qe keta gushe kuqe te na e drejtojne ate por ne rrugen e kodosheve, keshtu sic i ka rilindur sot ky bire kodoshi turren e maskarenjeve paseardhes qe po e fundosin kete popull ne honet mete keqia te jetes se soteme. Nese, ky popull mashtrohet akoma nga keto bije kucedrash qe te duroi akoma vuajtjet qe ia kane shtuar keta pushtues, atehere duhet te themi se fjala popull, e ndergjegje klasore ne shqiperi nuk ka, e se te kthehen ne kope qe ti drejtoi nje barbar komunisti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *