• |
ide | kryesore

Nga Tirana tek Barcelona: historia e çuditshme e Merveil Ndockyt

Sport



600 mijë euro ishte inkasimi që Tirana pranoi për të hequr dorë nga Merveil Ndockyt: kongolezi që shkëlqeu me fanellën bardheblu dy vjet më parë, ndoshta ishte harruar nga tifozët kryeqytetas, por pas transferimit të ndodhur në ditën e fundit të merkatos, natyrisht që emri i tij do të kalojë nëpër mendjen e të gjithëve, drejtuesve përfshirë, që hoqën dorë lehtë nga një xhevahir që mund ti sillte më shumë të ardhura se oferta e bërë nga Getafe.

Merveil Ndockyt, në fakt, në një vit e gjysëm në Spanjë, u transferua në 2017 nga Tirana tek Getafe, ka rënë në sytë e gjigantëve spanjollë të Barcelonës, që pak më parë e kanë prezantuar si blerjen e tyre më të re.

Katalanasit e kanë marrë kongolezin në formë huazuar, me të drejtën e blerjes nga Barcelona për 20 vjeçarin, përpara sezonit 2019-2020. Natyrisht, që më parë Merveil do të luajë me Barcelonën B, por edhe kaq është një rrugëtim i pamenduar…. nga Tirana në Barcelonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *