• |
ide | kryesore

Chelsea vendi i kontradiktave të trajnerëve, Sarri sulmon Conte: “Këtu janë mësuar me kundërsulm”

Sport



Pas i bëri të gjithë për vete në një fillim sezoni fantastik, Maurizio Sarri tani është në rolin e të akuzuarit, për humbjen shkatërrimtare 4-0 kundër Bournemouth. Tekniku italian, përpara ndeshjes së Premier League kundër Huddersfield ka pranuar se po kalon vështirësi të paparashikuara, por përsëriti vullnetin e tij për të “ndryshuar mentalitetin” e Chelsea e nuk ka kursyer në këtë pikë edhe Antonio Conte: “Kjo skuadër ishte mësuar të luante, e fitonte, me një tjetër modul, duke nisur me kundërsulm – ka thënë në konferencë shtypi – Jam një ëndërrimtar e dua që lojtarët e mi të luajnë sipas vizionit tim, me zotërim topi dhe duke kontrolluar ndeshjen”.

‘Sarri-ball’ pësoi një zhgënjim të madh pas 5 humbjeve në 12 daljet e fundit dhe tani tekniku ka përfunduar në qendër të kritikave, i kontestuar edhe nga tifozët e Blues: “Situata në Premier është e qartë: janë tre skuadra superiore, sepse kanë projektuar dhe patur durim, duke mbajtur të njëjtët menaxherë në vitet e fundit. Në sezonin e parë Liverpool i Klopp e mbylli në vendin e tetë. E dija se do të kishte vështirësi dhe i kuptoj tifozët, por në këtë moment duhet të kenë durim”.

Në fund edhe një batutë për Hazard (“Për të nuk është e lehtë, por po përmirësohet. Ishte mësuar të luante në një mënyrë individuale, tani duhet të punojë për skuadrën”) e një për Higuain: “Duket që nuk është në formë, mes dëmtimit në shpinë dhe merkatos nuk është stërvitur mirë. Duhet të gjejë kondicionin më të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *