• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kapshticë i dënuari me 6 vite në Gjermani

Lajme, Të fundit

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga prej policisë kufitare të Kapshticës.


36- vjeçari me iniciale D.P ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.
Ky shtetas në hyrje të kufirit shqiptar nuk deklaroi disa pajisje elektronike, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.


“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi D. P., 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”, njofton policia.

Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu