• |
ide | kryesore

Neymar në telashe: rrëzohet ankimimi, në gjyq për korrupsion e mashtrim

Sport



Ndoshta nervozizmi i treguar dje nga Neymar në aeroportin e Barcelonës kishte origjinë më të thellë se pyetjet që u duk sikur zbuluan dëshirën e tij për tu kthyer tek katalanasit. Sipas asaj që zbuloi radio spanjolle Cadena Ser, Audiencia Nacional ka refuzuar apelin e prezantuar nga lojtari brazilian, që duhet të prezantohet në gjyq në Madrid, për tiu përgjigjur akuzave për korrupsion e mashtrim lidhur me transferimin e tij nga Santos al Barcellona.

Një kalim që u deklarua me shifra shumë të ulëta, fillimisht 57,7 milionë euro e pastaj rezultoi shumë më i shtrenjtë, gjë që solli hapjen e dy cështjeve penale, që kanë të akuzuar Neymar, të dy prindërit e tij, Barcelonën, ish-presidentit blaugrana Sandro Rosell (që është aktualisht në burg në pritje të një procesi për cështje të tjera korrupsioni), presidentin aktual të Barça Josep Maria Bartomeu, Santos e ish-zëvendës presidentin e klubit brazilian Odilio Rodrigues. Procesi shkon përpara dhe do të zhvillohet në Madrid. Neymar për momentin është i dëmtuar për 10 javë, por problemet e brazilianit duken se janë më shumë se muskulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *