• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi fitoi në Vlorë se Pollozhanit i’u anullua një gol spektakolar. Idrizi i tërbuar: ” U kujtua se u harrua furia anti-Vlorë”

F1, Sport, Video



Kukësi fiton në Vlorë por sa shumë polemika, pas 1-2 me të cilin veri lindorët u imponuan. Flamurtari ka bërë një ndeshje karakteri, por ka dalë pa pikë, pas një goli në akrobaci të Artim Pollozhanit, që iu anullua nga arbitri Olsi Sokoli. Administratori Sinan Idrizi nuk është përmbajtur pas ndeshjes, duke akuzuar sistemin dhe komplotin kundër Flamurtarit. ” U kujtua se ndoshta u harrua furia anti-Vlorë, por janë rikujtuar – tha Idrizi -. Duhet më respekt për njerëzit që investojnë në futboll. As më shumë, aq më tepër. Nuk e mendoj gjykimin, dua vetëm respekt”.

Në fakt, me rezultatin 1-2 Pollozhani ka shënuar në minutën e 48, por arbitri Sokoli e ka konsideruar lojë të rrezikshme, veprimin në akrobaci të mbrojtësit, që do të kishte shënuar dygolëshin personal, pasi atij që barazoi provizorisht rezultatin në minutën e 33.

E gjithë ndeshja nisi keq për vlonjatët me Ethemi që shënoi avantazhin e Kukësit në minutën e 10′ , duke kapur në kundërsulm, të pavendosur prapavijën vlonjate. Goli i parë me fanellën blu i Eduard Rrocës (35′) vendosi edhe ndeshjen, favorizuar nga një trajektore e paimagjinueshme e topit për shkak të erës së fortë, që befasoi edhe Kolicin.

Me këtë sukses, Kukësi u ngjit në kuotën e 38 pikëve, duke presionuar Partizanin kryesues, ndërkohë që Flamurtari mbetet në vendin e 6-të me 29 pikë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *