• |
ide | kryesore

Pas vrasjes dhe tradhtisë, 20-vjeçarja nuk pranohet më në familjen e burrit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Esat Canin për vrasjen e Arben Gjeçit në fshatin Bastar i Mesëm, ndërsa për motrën e tij 20-vjeçare, Elidën, vendosi “arrest shtëpie”. E njëjta masë u dha edhe për bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurtin. Por “Panorama” shkruan se ekzekutimi i kësaj mase sigurie nuk është bërë në banesën e familjes Kurti, ku jetonte më parë çifti, pasi Dëfrimi nuk ka pranuar që Elida të shkonte më aty.

Mësohet se Elida Cani ndodhet nën arrest shtëpie te shtëpia e prindërve të saj. Përveç kësaj, duket se ai ka vendosur të ndahet përfundimisht nga bashkëshortja. Si fillim ai ka fshirë të gjitha fotografitë e saj nga profili i “Facebook”-ut, që ata e përdornin të dy. Megjithatë, ende nuk ka folur asnjë nga familjarët rreth këtij vendimi.

Në dëshminë që Dëfrim Kurti dha për oficerët e Policisë Gjyqësore sqaroi rrethanat se si ishte vënë në dijeni për ngjarjen. Ai është personi që e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon një të afërmin e tij, duke i thënë se ka gjetur dikë të shtrirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet. Ndërsa për ngjarjen ishte lajmëruar nga e shoqja, e cila kishte fshehur edhe gjurmët e gjakut të viktimës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *