• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja amerikane, Julie Adams

Paparazzi, Slider



Julie Adams, aktorja e famshme që luajti filmin Creature from the Black Lagoon, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Filmi i vitit 1954 frymëzoi fituesin e çmimit Oskar të vitit të kaluar, The Shape of Water, me regjisor Guillermo del Toro, i cili i bëri homazh Adams në Twitter.

“Mbaj zi për vdekjen e Julie Adams. Më dhemb në një vend të thellë në trupin tim, ku monstrat notojë,”-shkroi ai.

Adams vdiq mëngjesin e së dielës në Los Angeles, konfirmoi djali i saj Mitch Danton për The Hollywood Reporter.

Ajo ka luajtur gjithashtu rolin e agjentes së pasurisë ‘Murder, She Wrote’ midis viteve 1987 dhe 1993.

Adams ishte pjesë e shfaqjeve të mëdha televizive si The Jimmy Stewart Show në vitin 1970, ku luajti rolin e gruas së Stewart dhe në filmin Perry Mason.

aktorja gjithashtu luajti përballë Elvis Presley në Tickle Me (1965) dhe kishte role në The Last Movie (1971) me Dennis Hopper dhe McQ me John Wayne (1974).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *