• |
ide | kryesore

Kapen 30 kg marijuanë në Greqi, pranga burrit shqiptar dhe gruas greke

Lajme



Një sasi prej 30 kg marijuanë janë kapur në Greqi, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar 45 vjeç dhe një greke 53 vjeçe. Operacioni u zhvillua në aksin Korinth-Athinë, ku mjeti ku udhëtonte çifti iu nënshtrua kontrollit pas dyshomeve të policisë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *