• |
ide | kryesore

Sfidë dyshe për De Ligt: mes Juventus e Barcelona vendos… Raiola

Sport



Është një ankand i hapur për Matthijs De Ligt. Klubi favorit për momentin duket se është Barcellona, e fortë nga nënshkrimi edhe me Frenkie De Jong (75 milionë plus 11 bonus), por mbi mbrojtësin janë fiksuar edhe Manchester City, Psg e Juventus. Bardhezinjtë kanë besim në raportet e shkëlqyera me agjentin e lojtarit, Mino Raiola e takimin që presidenti Agnelli bëri në Torino me lojtarin, familjen e tij dhe Edwin Van der Sar, ish- portieri i bardhezinjve e aktualisht drejtori i përgjithshëm i Ajax.

Pikërisht ky raport me Raiolën mund të jetë deciziv në tratativë, sipas të përditshmes Mundo Deportivo: “Mino Raiola është pengesa kryesore për të arritur tek De Ligt”. Prokuratori, sipas medias pranë katalanasve, ka vendosur si kusht një komision prej 10 milionë euro për të favorizuar transferimin e lojtarit nga Hollanda në Spanjë. Një situatë që në që në Camp Nou, e konsiderojnë jashtë logjike. Matthijs De Ligt, vlerësohet gati 70 milionë e ka një kontratë që skadon në 30 qershor 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *