• |
ide | kryesore

Tragjedia Sala/ Rekuperohet trupi brenda avionit: ende i paidentifikuar

Sport



Një trup, akoma i paidentifikuar, është rikuperuar në reliken e avionit që transportonte futbollistin argjentinas Emiliano Sala e që u rrëzua në Kanalin e La Mansh. Të penguar nga kushtet atmosferike, operacioni ka qenë i ngadaltë e i kujdesshëm: “British Air Accident Investigation Bureau (AAIB) e specialistët e tij – shkruhet në një komunikatë të zyrës investigative britanike – ka arritur të rikuperojë trupin që ishte diktuar në brendësi të relikes. Operacioni është kryer në maksimumin e dinjitetit dhe familjet janë informuar”.

Relikja e Piper Malibu, me të cilin udhëtonte ish-sulmuesi i Nantes, drejtuar për në Cardiff (që duhet të ishte skuadra e tij e re), u zhduk nga radarët në Kanalin e La Manshit dhe u gjet rreth 20 kilometra në veri të Guernsey, në 67,7 metra thellësi. “Trupi do të transportohet në Portland”, e do ti nënshtrohet autopsisë për identifikimin, shton AAIB në komunikatë. “Për fat të keq, tentativat për të rikuperuar reliken dështuan”, deklaroi AAIB, duke iu referuar problemeve me motin e keq.

CARDIFF: “NUK KEMI THËNË KURRË SE NUK DO PAGUAJMË”

Ndërkohë, presidenti i Cardiff City, Mehmet Dalman, ka folur për L’Equipe për situatën me Nantes, që ka pretenduar paratë për transferimin e Sala. “Duke parë cështjen delikate, mund të them vetëm se na kanë kërkuar këstin e parë prej 6 milionë euro. Shumë shpejt për të komentuar përtej, duhet të tregojmë respekt për familjen. Nuk dua ta komentoj sjelljen e Nantes, por nuk kemi thënë kurrë se nuk do të paguajmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *