• |
ide | kryesore

Dinamo në Final Four mes polemikave: në Korçë vendos penalltia e dyshimtë e Vilës, kapërcehet Tirana

F1, Sport
Dinamo



Dinamo fiton ndeshjen e shtyrë për shkak të kushteve atmosferike, të javës së 20 të Superiores, duke mundur 1-0 Skënderbeun. Në Korçë ndeshja ka qenë nervoze, edhe për shkak të asaj që ishte në lojë. Bardhekuqtë kërkonin të futeshin në garë të plotë për Final Four, ndërsa të besuarit e Mehmetit, kishin mundësinë të parakalonin Tiranën. Vendosi një penallti e kontestuar e Lorenco Vilës, që dënoi Gvozdenovic.

Nëndetësja ka përmbushur kështu misionin, duke dalë tashmë me 35 pikë, një mbi Tiranën, që e sheh veten jashtë katërshes së parë. Në Korçë është luajtur një betejë e vërtetë, që u zgjidh nga një episod, që shpërtheu polemikat. Në minutën e 51’ Andoni u rrëzua në zonë pas një kontakti me Ramos dhe arbitri sinjalizoi penallti, pavarësisht protestave të korçarëve. Nga pika e bardhë Vila nuk gaboi, duke i dhënë fitoren Mehmetit. Rabiu impenoi portierin dinamovit, por pa mundur të bëjë keq, ndërsa Dinamo u mbrojt me fanatizëm, duke dalë nga stadiumi i Korçës me 3 pikë.

Lexo më tejQato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin me shpresë për Final 4

Dinamo vazhdon të bëjë figurë të mirë e të ngjisë renditjen, aktualisht në vendin e katërt, duke lënë Tiranën jashtë zonës Final Four. Janë natyrisht edhe 12 javë dhe gjithcka mund të ndodhë, por Mehmeti ka arritur ti ndryshojë fytyrën skuadrës së tij, duke pretenduar tashmë edhe më shumë se thjesht pozicionimi në katërshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *