• |
ide | kryesore

Qato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin me shpresë për Final 4

F1, Sport, Video
Qato



Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në javën e 24 të Superiores, falë një goli në fund të realizuar nga Klinti Qato. Mesfushori iu përgjigj avantazhit të pjesës së parë të dinamovitëve me Denison. Një rezultat që nuk i ka bërë punë asnjë prej skuadrave, por gjithashtu i mban në lojë për një vend në Final Four.

Kurbinasit kërkonin të shfrytëzonin momentin dhe duke luajtur në shtëpi e nisën me marsh të lartë. Tresa e Qato frikësuan portën kryeqytetase, që në fakt u përgjigj me cinizëm të lartë. Në rastin e parë të tyre, Dinamo kaloi në avantazh me Denison. Braziliani shënoi 1-0 në minutën e 30′, pa i lënë asnjë shans Dajsinanit. Laçi e ndjeu goditjen, por Josa duhet të jetë ndjerë në dhomat e zhveshjes.

Bardhezinjtë rinisën përpjekjet për të barazuar, edhe pse pak mundësi iu lejuan. Dinamo u ngjesh prapa, pa lënë hapësira. Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë dhe rrjedhimisht edhe kartonët e verdhë. Në minutën e 71′ megjithatë erdhi barazimi me një super gol të mesfushorit Qato. Një goditje e fuqishme nga distanca në kryqëzimin e shtyllave, që nuk i dha shanse Salit.

Lexo më tejVideo/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon ‘Final Four’

Laçi mban vendin e 7 me 29 pikë, duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”. Dinamo vazhdon në vendin e 5 me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje ende për të rikuperuar, që nëse e fiton i lejon të marrë vendin e katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *