• |
ide | kryesore

Mardhënie treshe në klipin e ri të Ariana Grande

Paparazzi, Slider



Ariana Grande po ecën vetëm me marsh të pestë dhe duket se as që ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja e famshme, pasi disa traumave të rënda në jetën e saj si ndarja nga jeta e ish të dashurit Mac Miller, së fundmi po pushton tregun muzikor me hite të njëpasnjëshme dhe më i fundit është publikuar mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas publikimit të albumit të artistes.

Kënga titullohet “Leave your girlfriend, I’m bored” (Ndahu nga e dashura jote, jam e mërzitur) dhe më shumë sesa vetë muzika, vëmendjen po e tërheq klipi.

Në video, Ariana që shfaqet herë bjonde e herë brune, shihet duke flirtuar me një djalë, më pas me të dhe të dashurën e vet dhe ndonëse në këngë i këndon djalit që të ndahet nga e dashura, fundi është një surprizë më vete.

Pasi treshja ritakohet në një festë, Ariana përfundon duke u puthur me vajzën (e cila është thuajse sozia e saj) e jo me djalin siç pritej dhe një gjë e tillë i ka lënë fansat pa fjalë.

Por përtej interpretimeve për preferencat seksuale të këngëtares, shumë nga komentuesit në rrjetet sociale shprehen se nisur nga fakti që vajza ngjan tmerrësisht shumë me Arianën,marrëdhënia e tyre në fakt nënkupton dashurinë për veten.

Duke pasur parasysh këngët paraardhëse të Grande-s, nuk do të ishte çudi ky mesazh i fshehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *