• |
ide | kryesore

Qerimaj, një bronx në Botëror, si ngushëllim i një karriere me luhatje

Sport



Erkand Qerimaj është shpallur fitues i medaljes së bronxtë në stilin e shkëputjes, në Botërorin e vitin 2018, që u zhvillua në SHBA. Një rezultat fantastik, ndonëse erdhi me një vit vonesë, kur peshëngritësi i vendit të tretë Dimitru Kaptaru rezultoi pozitiv edhe në testin B. Një rrokadë, që shkodranit i ka ndodhur ta pësojë vetë, duke i hequr madje medaljen e artë të kampionatit Europian në 2012.

Në kohë, kur dopingu ka goditur rëndë peshëngritjen shqiptare, e fundit e penalizuar ishte Romela Begaj, që u zhvesh nga medalja për të marrë dënimin 8 vjecar, ky vend i tretë i Qerimajt është si balsam për plagët e marra nga sporti ynë elitar. Ka qenë vetë peshëngritësi shkodran i cili me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë publik këtë lajm…

Qerimaj garoi në atë Botëror në peshën deri në 77 kg dhe në stilin e shkëputjes arriti të mbante lart 155 kg, peshë e cila i ka dhënë tashmë zyrtarisht medalje bronzi, edhe pse në rezultatet e 2018 arriti vetëm vendin e katërt.

Për shkodranin, një arritje e rëndësishme, një ngushëllim për një karrierë me luhatje, e goditur nga dopingu në 2012 e që e pengoi Qerimajn të kishte rezultate edhe më të larta se me ato që aktualisht krenohet i gjithë vendi: titullin kampion Europe në 2014 apo medaljen e bronxtë në Botërorin e Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *